E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Steve Jobs, arkitekti i Apple

Steve Jobs, vizionari i pajisjeve elektronike të kompanisë Apple, i cili ka ndihmuar në transformimin e botës së kompjuterave, muzikës dhe telefonave mobil, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Vdekja e Jobs u bë e ditur përmes një deklarate të kompanisë Apple të lëshuar mbrëmjen e së mërkurës.

Familja e tij në një deklaratë tha se ai kishte vdekur paqësisht, i rrethuar nga antarët e familjes.

Jobs luftonte me një formë të rrallë të kancerit në pankreas dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje në vitin 2009. Ai dha dorëheqje si shef ekzekutiv i Apple në gusht.

Steve Jobs shihej si forca kryesore lëvizëse prapa vendosjes së trendeve të kompjuterëve Apple dhe produkteve elektronike si kopmjuteri Mac, iPod dhe iPhone.

Në një delaratë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama përshëndeti Jobs si një nga inovatorët më të mëdhenj duke thënë se ai ishte mjaftueshëm i guximshëm sa të mendonte ndryshe nga njerëzit e tjerë, dhe mjaftueshëm i talentuar sa të ridimensiononte tërë industrinë dhe të transformonte jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›