Shtyhet me 2 ditë pretenca për bandën e Durrësit

Gjatë një seance gjyqësore të bandës së Durrësit
TIRANE- Edhe dy ditë të tjera kohë për të dhënë pretencën ndaj të pandehurve të bandës së Durrësit.
Kjo ishte kërkesa e Prokurorit, Anton Martini i cili kërkoi edhe dy ditë kohë për pretencën, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kështu, pretenca e parashikuar për tu dhënë sot, u shty edhe me dy ditë te tjera.
Seanca është shoqëruar me masa të larta sigurie në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Pas me tepër se katër vjetësh që nga seanca e parë e procesit, Gjykata për Krimet i dha fund më 29 shtator shqyr-timit gjyqësor për akuzat e ngritura ndaj të pandehurve si anëtarë të bandës së Durrësit, duke caktuar 6 tetorin për dhënien e pretencës.
Gjykimi
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të dosjes penale në ngarkim të anëtarëve të bandës së Durrësit për katër vjet radhazi, Prokuroria ka paraqitur rreth 200 dëshmitarë. Një numër i tillë personash me dijeni për krimet dhe veprat penale ishte planifikuar të paraqitej që në fillim të procesit, ndërkohë që disa dëshmitarë kanë munguar në proces. Mbështetja kryesore për akuzat e Prokurorisë ka qenë i penduari Adriatik Coli, i cili ka qenë anëtar i grupit dhe, siç ka pranuar edhe vetë, ka marrë pjesë në disa prej krimeve, por në vitin 2007 vendosi të bashkëpunojë me Drejtësinë dhe mori statusin e të penduarit.