E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike, diskutime në asamblenë e KiE: Dialogu politik të nisë duke filluar nga bashkëpunimi për reformën zgjedhore

06-10-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të diskutojë sot për situatën në Ballkan, ndërsa mësohet se në axhendë është përfshirë edhe situata politike në Shqipëri. Në axhendën e Asamblesë do të diskutohet edhe raporti i përfaqësuesit të grupit socialist suedez Bjorn von Sydow për situatën në Shqipëri. Asambleja Parlamentare e këshillit të Europës thekson se mirëpret faktin se zgjedhjet lokale 2011 kanë përfunduar zyrtarisht dhe se rezultatet e tyre janë pranuar edhe nga votuesit shqiptarë. Gjithashtu Asambleja thekson se merr parasysh angazhimin e liderit të Partisë Socialiste për t`i dhënë fund bojkotit të partisë së tij në Parlament ndërsa inkurajon të gjitha palët për të bashkëpunuar për normalizimin e situatës në vend. Sipas Asamblesë palët duhet të nisin dialogun politik në Parlament për prioritetet dhe reformat e nevojshme që duhet të kryhen me qëllim integrimin e vendit në BE. Asambleja e KiE-së thekson më tej se mirëpret marrëveshjen e kohëve të fundit arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të proceduar me reformën zgjedhore dhe i bën thirrje palëve që të punojnë për të siguruar një reformë që trajton problemet që janë ndeshur në zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe rrit mundësitë për partitë e vogla për të hyrë në parlament dhe t`i japë fund bipolarizimin e politikës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›