E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet avokati i djallit, Zhak Verges ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

avokatFrancë- Avokati kontrovers francez Zhak Verges, klientët e të cilit përfshinin ‘Karlos Çakallin’ dhe kriminelë të luftës naziste si Klaus Barbie, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Zoti Verges u bë i njohur si “avokati i djallit” sepse ka marrë në mbrojtje raste të diskutueshme dhe të profilit të lartë.

Ai thuhet të ketë qenë një mik i Pol Potit, lider i Khmer Rouge, që qëndronte prapa gjenocidit të kamboxhianëve.

Një antikolonialist dhe komunist, ai mbrojti algjerianët e akuzuar për terrorizëm kundër Francës në vitet 1950.

Zoti Verges lindi në Tajlandë nga një baba diplomat francez dhe një nënë vietnamese dhe u rrit në ishullin francez të Oqeanit Indian, La Reunion, ku thuhet se fitoi pikëpamjet e ashpra antikolonialiste.

Një nga klientët e tij ishte gruaja e tij e ardhshme Djamila Bouhired, e cila ishte dënuar me vdekje në vitin 1957 për vendosje bombash në kafenetë në Algjer.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›