Shuhet ish-kryeministrja Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë
LONDER- Është shuar në moshën 88 vjeçe ish-kryeministrja Britanike Margaret Thatcher. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, i cili deklaroi se Thatcher vdiq në shtëpinë e saj si pasojë e një trompoze.
E konsideruar si 'Zonja e Hekurt', Margaret Thatcher ishte kryeministre konservatore e Britanisë së Madhe nga viti 1979 deri në vitin 1990.
Ajo ishte gruaja e parë që mbante postin e kryeminstres së Britanisë së Madhe.
Ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme në vitin 1979, në vitin 1983 dhe 1987. Ajo ishte gjithashtu në drejtimin e vendit kur Britania e Madhe hyri në luftë me Argjentinën për ishujt Falkland në vitin 1982. Margaret Thatcher konsiderohet si kryeminsitrja më e fuqishme e Britanisë së Madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.
Ish-kryeministres Britanike i atribuohet gjithashtu transformimi i ekonomisë së Britanisë së Madhe duke e bërë atë një rivale të denjë në arenën ndërkombëtare.
Shumë karakteristika të ekonomisë moderne të globalizuar të tilla si privatizimi, liberalizimi, qeveria e vogël, taksa të ulëta dhe tregtia e lirë u promovuan të gjitha si rezultat i politikave që ajo ndërmorri.
(m.a/News24/BalkanWeb)