E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, dy të mitura vrasin 61-vjeçarin: Donte të na përdhunonte

ITALI – Dy vajza 15-vjeçare u dorëzuan një natë më parë në polici, duke pranuar autorësinë për vrasjen e 61-vjeçarit Mirko Sacher, i cili u gjet i pajetë në periferi të Udines.

Vajzat rrëfyen në polici se e kishin mbytur burrin, pasi ky i fundit kishte tentuar të abuzonte seksualisht me to. Sipas policisë, vajzat ishin larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur automjetin e viktimës dhe e kishin braktisur në një fushë trupin e pajetë.

Mbrëmjen e së dielës një person lajmëroi policinë për prezencën e një kufome në periferi të qytetit, ndërsa tregoi se kishte parë pranë trupit të pajetë dy adoleshente.

Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›