Tirana-Skënderbeu, përplasje me policinë, 28 tifozë në rajon
TIRANE - Takimi i djeshëm Tirana-Skënderbeu rrezikoi edhe të mos përfundonte, për shkak të tifozëve. Gjithçka ndodhi në pushim të ndeshjes dhe në fillim të pjesës së dytë. Pas përplasjeve me policinë në stadium, tifozët e Tiranës kërkuan që skuadra të mos vazhdonte ndeshjen, kjo në shenjë revolte ndaj dhunës që, sipas tyre, po ushtrohej nga forcat e rendit. Fakt është se ndoshta edhe policia e kaloi disi cakun, pasi të paktën në 45 minutat e para u vërejt një tifozllëk në limitet e lejuara dhe nuk pati asnjë problematikë të theksuar nga ana e të dyja tifozerive.
Sakaq, edhe tifozët duket se e ekzagjeruan me kërkesën e tyre, çka e pohoi më pas edhe trajneri Dede, se në të tilla raste nuk mundet që ata të bëhen shkak për një ndëshkim të klubit të tyre jo vetëm me gjobë (çka me gjasa mund të ndodhë tashmë, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës këtë javë), por nëse Tirana do bojkotonte takimin, normalisht që do ta humbiste në tavolinë. Sakaq, mësohet se tifozët janë përplasur me policinë dhe kjo gjë ka vazhduar edhe jashtë stadiumit.
Në fund 28 tifozë të Tiranës janë shoqëruar në komisariatin e policisë për verifikime të mëtejshme. Ndërkohë, forcat e rendit kanë marrë masat që, edhe pas përfundimit të takimit, të mos kishte përplasje mes tifozëve të Tiranës dhe Skënderbeut. Në këtë kontekst, forca të rendit kanë patrulluar gjithë zonën përreth stadiumit, si dhe zonën te rruga e Elbasanit, aty ku edhe startoi nisja e autobusëve dhe makinave të mbështetësve të skuadrës korçare.
(er.nu/panoramasport/BalkanWeb)