E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita akuza qeverise per karta false

Shqyrtimi ne Kuvend i projektligjit per "Per ratifikimin e marreveshjes ndryshuese ndermjet Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe Qeverise se Austrise per realizimin e nje sistemi kompjuterik per regjistrin themeltar te gjendjes civile ne Shqiperi", shkaktoi debate te ashpra ne Kuvend ne lidhje me sigurine e dokumenteve te identitetit. Deputeti socialist Armando Subashi, akuzoi se ne listen e zgjedhesve, u gjeten familje qe dalin ne gjendje civile me te dhena te ndryshme apo kode banese 000 ose 999, pra qe nuk njihen apo jane te paidentifikuar. "Ne i kemi bere prezent ne media keto probleme, kemi bere edhe denoncim ne Prokurorine e Pergjithshme per hetime te metejshme. Ndaj i bej edhe nje here thirrje prokurorise, qe te hetoje me paanesi, tere kete falsifikim ne gjendjen civile",- tha Subashi. Por, sipas ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, sistemi i prodhimit te kartave dhe pasaportave, eshte me nje siguri maksimale 100% dhe askush nuk mundet qe me shenja gishtash te ndryshme, me emer te njejte, te prodhoje nje dokument tjeter. "Ne zyrat e gjendjes civile, mund te kerkohet certifikata te ndryshme me tentative falsifikimi, por kjo nuk ka lidhje me prodhimin e dokumenteve te identitetit",- sqaroi Nishani. Madje sipas tij, regjistri i gjendjes civile, eshte i permasave te sigurise nder me te arrirat, edhe te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Ministri shtoi se ka pasur edhe percaktime te qarta nga institucionet nderkombetare qe monitorojne zgjedhjet, si OSBE/ODIHR-i, Komisioni Evropian, etj; per vleresimin e regjistrit te gjendjes civile. Pas debateve, projektligji u miratua me 71 vota pro te mazhorances. Nderkohe qe socialistet preferuan te abstenojne ndaj ketij projekti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›