E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet muzikologu Xhihan Xhihani, përgatiti Festivalin Folklorik Kombëtar

Gjirokastër, 27 shtator NOA Përgjegjësi i sektorit të muzikës, përfaqësues i qarkut të Tiranës Xhihan Xhihani, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, në mjediset e spitalin civil rajonal Omer Nishani të Gjirokastrës, për shkak të problemeve shëndetësore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Turizmit, Kulturë, Rinisë dhe Sporteve, Irena Prici, tha se muzikologu Xhihan Xhihani një vit më parë ishte përzgjedhur me vendim të institucionit të MTKRS, si komisioner në përgatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009.

Gjatë kësaj periudhe, Xhihani, së bashku me 20 specialistë të tjerë të fushave të ndryshme kanë përzgjedhur në çdo qark repertorin më të pasur folklorik, sipas kritereve të paracaktuar.

Komiteti organizativ i Festivalit dhe të gjithë pjesëmarrësit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Xhihani.

Grupi i Shqiptarëve të Maqedonisë prezantohet me SHKA Drita e Dervenit e Sarajës së Shkupit, Strajani nga Gostivari dhe Haki Stërmilli nga Dibra.

/ip./e.r/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›