E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna dhe dega e PDK-së në Skenderaj reagojnë për Lushtakun

Komuna e Skenderajt dhe dega e PDK-së në Skenderaj kanë reaguar kundër vazhdimit të paraburgimit të kryetarit aktual të kësaj komune, Sami Lushtaku.

“Ne edhe një herë shprehim besimin e fuqishëm së Z.Sami Lushtaku është i pafajshëm dhe akuzat për krime nuk mund ta dëmtojnë kredibilitetin e tij si kryetar komune dhe si udhëheqës politik i dëshmuar për punë të suksesshme dhe rezultate të arritura gjatë udhëheqjes së komunës sonë. Institucionet e Komunës së Skenderajt dhe qytetarët e Drenicës çmojnë lart kontributin e z. Lushtaku gjatë luftës në Kosovë dhe në
shtet-ndërtimin e saj”, thuhet në reagimin e Komunës së Skenderajt.

Të njëjtin shqetësim e ka edhe dega e PDK-së e këtij qyteti.

“PDK në Skenderaj ka besim të plotë në figurën e Z. Lushtaku, pavarësisht akuzave dhe formave të tjera tendencioze për diskreditimin e tij. Vazhdojmë të bësojmë në ndërtimin e një shteti ligjor në Republikën e Kosovës, i cili do të luftoj kriminelët e vërtëtë të cilët i shkaktuan dhimbje të mëdha popullit të Kosoves, në veçanti popullit të Drenicës”, kanë theksuar anëtarët e PDK-së në Skenderaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›