Regjisorja kanadeze në “Dokufest”: Kosova padrejtësisht po quhet si vend i trafikimit

Një regjisore nga Kanadaja që po merre pjesë në “Dokufest” ka folur për imazhin e Kosovës në botë.
Ajo thotë se Kosova po njolloset padrejtësisht, sidomos me çështjen e trafikimit me organe. Ric Esther Bienstock në një intervistë për gazetën Koha Ditore duke e argumentuar këtë analizë të saj ka thënë: “Mjeku kryesor ka qenë turk, ndërmjetësi izraelit, njerëzit që kanë shitur organet s’kanë qenë kosovarë, e kosovarët nuk kanë qenë ata që kanë blerë organe. Përfshirja e vetme e Kosovës në gjithë këtë histori është se objekti dhe shefi i atij objekti kanë qenë kosovarë”./Indeksonline/