Shuhet zeri rus Nina Mula
Sopranoja e njohur shqiptare Nina Mula eshte ndare nga jeta ne moshen 80-vjecare. Ajo u largua nga skena ne moshen 45-vjecare nderkohe qe ishte shprehur se do te kishte dashur te qendronte me gjate per te realizuar te tjera role. Per aktivitetin e saj Nina Mula eshte nderuar me shume cmime medalje e tituj si Urdhrin Naim Frasheri te klasit II titullin Artiste e merituar Cmimin e Pare ne Festivalin e Romances si dhe titullin Mjeshtre e Madhe e Punes. Nina Mula ka lindur ne 23 nentor te vitit 1931 ne Rusi. Kur ishte 18 vjec artistja ruse Irina Maslenikova e degjoi te interpretonte ne skenen e teatrit dhe i propozoi te konkurronte ne Konservatorin e Moskes. Ajo hezitoi duke qene nje vajze pa prinder dhe nen mbikeqyrjen e vellezerve te saj por me insistimin e Maslenikoves ajo konkurroi dhe fitoi konkursin. Kete fitore Nina Mula e ka konsideruar si fitoren e saj te pare qe i hapi nje dritare dhe qe realizoi nje enderr te pabesueshme. Me pas kryen edhe nje kualifikim pasuniversitar prane Konservatorit te Moskes. Ne vitet e studimeve Nina njohu bashkeshortin e saj Avni Mulen. Pas mbarimit te kursit ne vitin 1957 vjen ne Shqiperi ne ndjekje te dashurise se saj tenorit Avni Mula. Emerohet soliste prane Teatrit te Operas dhe Baletit ku punoi deri ne daljen e saj ne pension ne vitin 1976.