E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektimet e bashkise tendence per uljen e cmimeve

Ne vijim te inspektimeve per rritjen e cmimeve te produkteve ushqimore Task-Forca e Bashkise se Tiranes thekson se vihet re tendence ulje ne shume produkte. Edhe ne diten e djeshme eshte vijuar kontrolli i perditshem ne te gjitha tregjet e Tiranes dhe Task-Forca ka informuar se ka nje tendence per uljen e cmimeve per nje sere produktesh ndryshe nga sa ka ndodhur vite me pare. Kontrolli dhe monitorimi do te vijoje serish duke u shtrire me gjere ne tregjet e pakices si dhe ne supermarkete. Gjithashtu nga ana e bashkise perseritet edhe paralajmerimi per cdo subjekt qe rrit abuzivisht cmimet se do te perballet me penalitetet e ligjit. Task-Forca qe po monitoron rritjen e cmimeve te produkteve ushqimore perbehet nga Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit ne Bashkine e Tiranes Drejtorine e Tatim-Taksave Policine Bashkiake ne bashkepunim me Tatim-Taksat qendrore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›