Shuhet zjarri ne autostraden Tirane - Durres

Zjarri që ra rreth një orë më parë në pikën e një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës është shuar I gjithi, falë ndërhyrjes zjarrfikësve.
Zjarri ra në një prej godinave afër pikës së karburantit dhe ato kanë sjellë shpërthimin e depozitave njëra, pas tjetrës.
Por falë ndërhyrjes së policisë, RENEA-s dhe mbi të gjitha të zjarrfikëseve, u bë I mundur lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit.
Nga ky zjarr janë lënduar tre persona, të cilët ishin rojet e objekteve dhe karburantit. Të tre personat janë dërguar në spital dhe i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit të të plagëve të marra nga djegia.
Gazetari i ABC News Gerti Xhaja, në lidhje direkte tha se zjarrfikësit kanë bërë një punë shumë të kujdesshme pasi ata kanë mbajtur depozitat gjatë gjithë kohës me ujë të ftohtë, për të mos lejuar që dhe ato të përfshiheshin nga zjarri.
Për ABC News, Dilaver Laçi shef i Zjarrfikëseve bëri të ditur se situata në fillim ishte rrezikshme.
“Shërbimi policor dhe ai i zjarrfikëseve ishte e menjëhershme dhe bëri të mundur izolimin e zjarrit nga zonat përreth. Gatishmëria ishte e lartë. U bë ndërhyrja m nëntë makina zjarrfikëse. Kjo situatë nuk do të përsëritet më. Ekspertët po vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes për të gjetur dhe shkaqet e zjarrit. Ajo që mendojmë për momentin është pakujdesia ajo që ka sjellë rënien e zjarrit”, tha Laçi.
Ndërkaq nga të dhënat nga Spitali Ushtarak mësohet se gjendja e tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën. Të tre të plagosurit gjendjen në repartin e Reaminacionit, por gjithsesi mjekët thotë se gjendja e tyre është stabël.