E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë pak dhe shumë vonë


1

Vazhdoj të kërkoj njeriun që të arrij ta njoh.

2

Udhëtimi rreth botës nuk paska qenë asgjë. Me vite e shekuj, drejtpoeshimin e historisë e kërkokva kot. Tremijë vjet nuk janë pak. Për një dramë të re e vura një maskë. Nga mitet e shumta harrova edhe zotij. Leximi i dytë i historisë, ndoshta, do të më gjejë prapa diellit.

3

Kodrave, kodrinave, pyjeve luginave njëherë më shtyri etja. Mandej dallga. Pikëllimi, Kureshtja. Mbi shpinën e Kaut të Zi krenarinë time e harrova shpejt. Ndoshta një dië do të mësoj si ta quaj botën.

4

Nënën Evropë… Nënën Evropë… E meriton. Ishte Ujdhesë. Grua e bukur xheloze. Ende nuk e kam thënë fjalën e fundit për të. Po ashtu Atdheun e saj... Atdheun e saj... Ajo nuk do të kishte emër. Do të ishte e askujt. Për shumë gjëra që kanë qenë njëfarë lidhjeje me pyllin e pishave të zeza, ende do t’i ruante kopetë e mbretit të lapidëve...

5

Derisa bisedova me luanin ra mjegulla. Nga guximi mbretëror luanin e zuri gjumi, batos së breukëve sytë filluan t’i nxirrnin xixa. E Zoti , Zoti i bishave ra në kafaz.

6

Kohët historike kanë vdekur. Sfinksi egjiptian ende është enigmë. Nga kjo pikë as maja e Lekës nuk shihet. Shqiptarët, me mbretin e tyre plak, vazhdojnë rrugën për luftën e Trojës. Mirënjohës ishin vetëm zotat e verbër, zotat e shurdhër. E, deti, ku bëra një fotografi, u bë gjuhë e vdekur, që jeton edhe sot në ne.

7

Hëna dhe oqeani, në majë të një mali, lexohen si pasqyra në skaj të botës. Atje unë dhe Afërdita e shkallëve të Luvrit filluam të flisnin për atë që iku, për atë që vjen. Më vonë diçka u këput. Nuk e di pse. Aty ku isha unë, nuk ishte ajo. Zemra e ngrirë askujt s’i mjafton.

8

Herë po, herë jo. Kërkon hënë. Ka teka. Nuk e di se çka po flet. Fjala i sillet në gojë. Herë po, herë jo. Kush nuk e njeh nuk di as të flasë për të. Tash gjendet aty, ku askush nuk e ka pritur. Ka qenë edhe në mozaikun e Durrësit. Shoqja e saj, për të hyrë në fragmentin e këtij libri, në mes të detit themeloi shkollën e vet të artit.

9

Kur u ktheva nga lufta e Tropojës, tri gracie të Shkodrës më dolën përpara. Më e njohura prej tyre ishte motra ime, Drita. Një ditë bukuria e saj nuk u kthye në shtëpi. Për ta zënë vendin e nderit, vdiq me buzë në gaz. Tash Kalaja e Shkodrës nuk shembet natën. Miti i ndërtimit mbeti gjallë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›