E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç nervozohet: Serbët jashtë veriut në gjumë

Sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka kritikuar serbët e pjesëve të tjera të Kosovës për pasivitetin që po tregojnë në situatën e fundit.

Sipas tij është shumë e rëndësishme që edhe këta qytetarë serbë të japin opinionin e tyre për gjendjen e krijuar në veri.

“Është shumë e rëndësishme që ata të deklarohen edhe zyrtarisht, të tregojnë se çfarë mendojnë, sepse nëse veriu bie, do të rrëzohen edhe ata, po duket sikur janë në gjumë“, ka thënë Ivanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›