Sa do ti kushtoje shtetit mbajtja e ushtrise per vitin 2011

Buxheti i Ministrise se Mbrojtjes si dhe sa do te paguhen ushtaraket ne Shqiperi dhe misione jashte vendit
TIRAN - Edhe pse anetaresimi ne NATO e detyron vendin tone qe te harxhoje per forcat e armatosura 2 per qind te prodhimit te saj te brendshem bruto qeveria ka parashikuar qe per vitin 2011 keto shpenzime te zene 162 te PBB-se. Shpenzimet per ushqim dhe veshmbathje per 9.750 ushtarake aktive te te F.A. do te jene 1.1 miliarde leke ndersa shpenzimet per mirembajtjen e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake ne perdorim te F.A. jane 528 milione leke.
Ne relacionin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes per Komisionin e Sigurise me numer protokolli 9395 thuhet se shpenzimet e personelit do te zene 32 te buxhetit total ndersa shpenzimet per mallra dhe sherbime zene 30 investimet 17 dhe transferta per ISH 21.
Ne kuotat e percaktuara ne projektbuxhetin e vitit 2011 trajtimin me paga dhe sigurime shoqerore te 11 735 punonjesve buxhetore arrin vleren 7.2 miliarde leke. Kuotat e percaktuara ne shpenzimet e personelit do te sigurojne perballimin e shpenzimeve vetem ne saje te nje menaxhimi me te mire te shpenzimeve qe lidhen me pagat dhe shtesat mbi page te punonjesve buxhetore duke rishikuar dhe perberjen e strukturave organike te strukturave te F.A. me synim uljen e numrit dhe reduktimin e gradave dhe funksioneve te larta - thuhet ne relacionin e Ministrise se Mbrojtjes derguar Komisionit te Sigurise.
Misionet jashte vendit.
Misionet ushtarake jashte vendit do ti kushtojne vendit tone 1.7 miliarde leke. Sigurimi me mbeshtetje financiare per mallra e sherbime per realizimin e misionit dhe objektivave te strukturave te Forcave te armatosura do te kete prioritet shpenzimet per ushtaraket aktive ne misione paqeruajtese shtabet NATO-s Misioni Ushtarak ne Bruksel dhe Atashete ushtarake qe zene 29 te kuotave te percaktuara.
Numri ushtarakeve ne misione jashte vendit eshte per 360 veta nga te cilet ne Afganistan 44 forca ne nivelin e pare 293 forca ne nivelin e dyte dhe 13 forca ne Bosnje ndersa numri i ushtarakeve aktive ne Misionin ne Bruksel/Shtabet e NATO-s/Atashete Ushtarake eshte 60 veta. Prioritet i Ministrise se Mbrojtjes do te jete edhe sigurimi me mbeshtetje financiare per detyrimet qe ka Ministria e Mbrojtjes ne kryerjen e pagesave te kuotizacioneve per NATO-n dhe strukturat e tjera te saj.
Perfitimet e ushtarakeve
Nje ze i vecante ne buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes per vitin 2011 parashikohet te jete edhe sigurimi me mbeshtetje financiare per perfitimet e ushtarakeve aktive per pagesat e papunesise se bashkeshorteve te ushtarakeve te transferuar dhe pagesat kalimtare te ushtarakeve qe dalin ne rezerve e lirim.
Ne buxhet parashikohen pese milione leke per shperblimin e menjehershem te ushtarakeve qe dalin ne reforme. Pagesa e bashkeshorteve te 811 ushtarakeve te transferuar ka nje fond vjetor 224 milione leke. Pagesa per 521 studentet ushtarake me page mesatare 2 mije leke ne muaj ka nje fond vjetor prej tete milione lekesh.
Detaje
Shpenzimet per paga do te perdoren per
Pagat baze 5 500 000 000 leke
Shtesen mbi page per demshmeri shendeti 124 800 000 leke
Shtesen mbi page per natyre te vecante pune 313 486 000 leke
Shtesen mbi page per turnet e dyta/treta 6 000 000 leke
Fondi i Vecante 297 214 000 leke
Shpenzimet kapitale
Listes se projekteve ne investime te vitit 2011 pjese e projektligjit te buxhetit Ministria e Mbrojtjes kerkon ti behen ndryshime brenda programeve buxhetore per shpenzimet kapitale. Lista e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes parashikon financimin e projekteve te nenshkruara per modernizimin e Forcave te
Armatosura ku pershihen projektet
Blerje helikoptereve shumerolesh 2 184 000 000 leke
Qender operacionale mobile 146 000 000 leke
Pajisje fushore BrRSh 130 000 000 leke
Blerje anije patrulluese 116 000 000 leke
Ndersa ne projektet e infrastruktures permendim
Rikonstruksion QKU ESKU Tirane 288 000 000 leke
Vazhdim i rrjeteve inxhinierike Pashaliman 56 000 000 leke