E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë shpejt me ligjin për financimin e partive

Subjektet politike në Kosovë shumë shpejt pritet ta kenë ligjin, i cili do të përcaktojë financimin dhe kontrollin financiar të tyre, është thënë në takimin e djeshëm të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky komision, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka mbajtur një dëgjim publik, ku ishin të pranishëm ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa, përkundër ftesës, kanë munguar përfaqësuesit e partive kryesore politike.

Kryetari Koci tha se ky dëgjim publik ka për synim bërjen e një ligji sa më të mirë, i cili do të përcaktojë fushën e financimit të partive politike.
Ndërkaq, eksperti Mazllum Baraliu tha se monitorimi i burimeve të financimit të subjekteve politike është thelbësor për këtë ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›