E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shumë turistë të interesuar për Kalanë e Drishtit, por banorët kërkojnë më shumë investime

Kalaja e Drishtit është pjesë e një projekti që financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon rikualifikimin e lagjes së kalasë brenda mureve të qytetit mesjetar, arredim urban për vizitorët, si dhe punime konservuese e restauruese në muret e kështjellës mesjetare.

Banorët kërkojnë që ky projekt të nisë sa më shpejt, duke qenë se kjo kala është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik.

Ata vetë kanë nisur të ndërtojnë shtëpiza prej druri për turistët vendas dhe të huaj.

“Ky është vend historik, i lashtë. Turistët vijnë dhe hipin deri lart në kala. Këtu është për t’u investuar, por është lënë një fije mbas dore,” shprehet një banor.

Zona e Drishtit njihet për rëndësinë e saj ekonomike dhe kulturore që në kohët e hershme.

Duke u mbështetur në gërmimet arkeologjike mendohet se Drishti ka themel ilir ose romak.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›