LSI-ja shkarkon Priftin Meta emerohet minister i Ekonomise
Kryesia e Partise Levizja Socialiste per Integrim propozoi dje shkarkimin e Dritan Priftit nga posti i ministrit te Ekonomise dhe emerimin ne kete post te kryetarit Ilir Meta. Nderkaq vete Meta pervec postit te ministrit te Ekonomise do te mbaje edhe postin e zevendeskryeministrit ndersa ne postin e ministrit te Puneve te Jashtme te Shqiperise do te vije Edmond Haxhinasto. Kjo kerkese eshte bere publike gjate paradites se djeshme nga sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama fill pas perfundimit te mbledhjes se Kryesise se LSI-se. Ndersa dje pasdite kryeministri Berisha miratoi propozimet e LSI-se dhe dergoi ne Presidence emrat e ministrave te rinj per tu dekretuar nga kreu i shtetit. Sipas sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama vendimi per keto ndryshime behet ne funksion te rritjes se rolit politik te LSI-se dhe kontributit te saj ne qeverisjen e vendit.
Vendimi
Kryesia pasi diskutoi me shume seriozitet me shume pergjegjshmeri miratoi propozimet per ndryshim ne perfaqesimin e LSI-se ne kabinetin e qeverise se kryeministrit Berisha dhe konkretisht me unanimitet Kryesia e LSI-se i propozon kryeministrit qe z. Meta aktualisht zevendeskryeminister dhe minister i Jashtem te emerohet zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Z. Dritan Prifti te lirohet nga detyra e ministrit te Ekonomise. Ne vend te zotit Meta emerohet minister i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto - eshte shprehur Rama ndersa nenvizoi se keto ndryshime behen pas nje analize te performances se ministrave te LSI-se ne qeverisjen e vendit. Rama gjithashtu shtoi se ndryshimet synojne rritjen e rolit dhe zgjerimin e dimensioneve te angazhimeve qeverisese te LSI-se ne qeverine e vendit. Eshte kjo levizje dhe ne funksion te rritjes se rolit politik te LSI-se. Eshte ne funksion te kombinimit me mire te kontributeve te angazhimeve dhe te permiresimit te asaj cfare eshte bere deri sot dhe vecanerisht duke theksuar dhe ato cfare jane dhe prioritetet e programit tone elektoral - eshte shprehur Rama. Po keshtu ai tha se keto levizje lidhen edhe me angazhimet dhe me rritjen e rolit me te drejtperdrejte te z. Meta ne politiken e brendshme dhe per nje prani me aktive dhe me produktive te tij ne krye te LSI-se si kryetar i LSI-se e pare e kjo edhe me sfiden e zgjedhjeve te ardhshme elektorale - eshte shprehur sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Nderkaq i pyetur nga mediat Rama beri te ditur se Dritan Prifti nuk ka qene i pranishem ne mbledhjen e Kryesise ku eshte marre vendimi per shkarkimin e tij per shkak te nje detyrimi familjar. Rama gjithashtu tha se atij i eshte komunikuar ky vendim dhe se Prifti ishte ne detyren e ministrit te Ekonomise si perfaqesues i LSI-se per shkak te LSI-se dhe te gjitha vendimet qe merren nga forumet e LSI-se jane vendime jo vetem legjitime por jane vendime qe respektohen dhe zbatohen nga te gjithe anetaret e LSI-se.
14 Shtator 2010