E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumëkëmbëshi



Zhvillohej ndeshja e futbollit midis kërmijve dhe krimbave. Pjesa e parë mbaroi me rezultatin e thellë (10-0) në favor të kërmijve. Në pjesën e dytë, trajneri i krimbave bën një ndryshim; Në lojë ai fut shumëkëmbëshin. Rezultati përmbyset nga 10-0 në 10-20 në favor të krimbave, të cilët e fituan dhe ndeshjen. Pasi gjithçka kishte mbaruar, gazetarët shkuan të intervistojnë trajnerin e krimbave.
Gazetari:
-Futja e shumëkëmbëshit rezultoi një lëvizje deçizive, e cila ktheu avantazhin duke u dhënë krimbave edhe këtë fitore shumë të vlefshme ndaj kërmijve. Pse nuk e aktivizuat që në fillim shumëkëmbëshin?!
Trajneri:
-Nuk është çështje strategjie, por pa mendoni pak! 1000 këmbë... Na u desh gjithë pjesa e parë që t’i lidhnim këpucët atij.

7 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›