Shumi “zbret” në pistën e Herezit
Fillimisht shtatë herë kampioni i botës zhvilloi disa teste me makinat kart, kurse tani do të ulet në drejtimin e një makine GP2, për të përfunduar ciklin e provave duke filluar nga një shkurti, ku do të zbresë në Valencia në timonin e një makine të vërtetë në Formula 1.41-vjeçari ka zhvilluar pesë xhiro gjithsej, për t’u rikthyer në bokse, për shkak të motit me re. E gjithë seanca është bërë me dyer të mbyllura, për t’iu shmangur vështrimit të kureshtarëve.