Basha: Situata në Shkodër ende problematike
Edhe një herë tjetër, Bashka u ka bërë thirrje banorëve që të lënë shtëpitë e tyre, për të mos rrezikuar. "Njolla e përmbytjes nuk është zvogluar, niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. Ne kemi një shkallë jashtëzakonisht të lartë ndjeshmërie përgatitje operacionale për të vazhduar evakuimin, ndaj kërkoj nga popullsia vendase, të cilën edhe një herë dëshiroj ta përgëzoj për bashkëpunimin e deritanishëm, për kurajon e lartë që ka treguar, por kërkoj edhe një herë bashkëpunimin e tyre që të vazhdojë evakuimi me çdo kusht në të gjithë zonën e përmbytjes”, u shpreh minstri Basha. Për sa i përket rritjes së nivelit të liqenit të Fierzës, Basha u shpreh se po kontaktojnë me autoritetet malazeze dhe me ato greke, të cilët kanë bërë matjet e duhura në liqen. “Me porosi të kryeministrit Berisha, prej katër ditësh janë kontaktuar autoritetet malazeze dhe greke, në bashkëpunim me flotën detare dhe institutin e hidrografis, të cilat kanë bërë matjet përkatëse në liqen, kanë filluar ndërhyrjet e para. Duhet të jemi të qartë se këto ndërhyrje do të japin efektin e tyre, por jo të menjëhershëm. Prurjet në Liqenin e Shkodrës, të padëshmuara më përpara historikisht, janë nga një numër i madhë përrenjsh dhe lumenjsh, të cilët e furnizojnë atë kryesisht nga territori i Malit të Zi”, vijoi numri një i Ministrisë së Brendshme, i cili qëndron prej ditësh në Shkodër, në krye të Shtabit të Emergjencës Civile.