E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuplaka e banesave

Nga Isidor KOTI

Keto dite u be publik nje lajm interesant dhe i shumepritur nga qytetaret shqiptare. Lajmi i kishte te dyja anet e medalies, por ne thelb nuk eshte se sillte dicka te vlefshme. Me ne fund eshte ulur kerkesa per blerjen e banesave deri ne masen 40 %, por cmimet nuk kane ndryshuar. Kete fakt e kane bere me dije edhe agjencite imobiliare, te cilat tashme ndiejne dimrin e eger te mungeses se klienteve, duke pesuar nje tkurrje te forte. E gjithe kjo situate pritej, kriza ekonomike ka bere punen e saj. Por cuditerisht nuk pritej mbetja statike e cmimeve, duke lene gojehapur qindra familjare qe mezi presin nje ulje logjike cmimesh, sepse indikatoret e ekonomise i krijojne keto hapesira. Por tendenca e uljes mbetet ende nje histori ne ajer, sepse situata i ka krijuar te gjitha komoditetet per ndertuesit, te cilet ankohen per taksat dhe per krizen qe ka kapur kete sektor. Nderkohe qe me e pranueshme do te ishte protesta e qytetareve per t'i dhene nje shuplake pronareve dhe shtetit, qe i stimulon ata per kete situate kaq kritike cmimesh, e krahasueshme me cmime te qyteteve me te shtrenjta evropiane. Pallateve te panumerta qe kane mbetur tashme "te veja" u eshte shtuar edhe halli i pikepyetjeve te terreneve te pafavorshme, mungeses se hipotekave, anomalia urbanistike. Por nuk duhet harruar edhe nje argument tjeter, edukata e te jetuarit ne komunitet, sepse shume banore vijne nga zona te ndryshme dhe perfaqesojne kultura te ndryshme, qe hera-heres perplasen.

Tirana eshte qyteti i kontrasteve, nga njera ane banesa qindramilioneshe dhe ngjitur me to banesa perdhese te shkundura nga pluhuri i varferise. Shpesh me duhet te ngjis me nje ashensor, pallatin luksoz te punes sime. Por 10 katet e tmerrshme jo pak here i kaloj me kembe, sepse boset nuk paguajne 500 lekeshin e ashensorit. E tmerrshme! Jo vetem per t'u habitur, por per t'u bere vertet problem. Nje kulture kaq e ulet! Te edukuar me konceptin e kundert ndaj te natyrshmes, duke mos u kujdesur per pronen e perbashket si e jotja, por si e armikut dhe o burra "eja ta shkaterrojme" dhe t'i biem ne koke. Nga luksi ne beterin e injorances dhe nga parfumet e shtrenjta ne plehrat anes rruges, nga kepucet lustrafino e deri ne copat e letrave qe fluturojne neper autostrade nga "Benz"-at apo "X5'-at. Asgje per te mbetur ne miniature per t'u quajtur histori suksesi. Tek e fundit, ndodh qe paraja eshte pasuria e jo te mencurve. Ata komandojne dhe bejne ligjin ne nje shtet, qe ligji eshte kupon i hajduteve milionere.

Panorama ndryshon shume per nje rrogetar qe i ben mire llogarite deri ne fund te muajit, i cili duhet te ushqeje veten dhe familjen me 200 apo 300 mije leke te vjetra qe s'arrijne as per nje dreke te pasurish, e jo me per te blere nje garsoniere. Ky trajtim anatemues zevendeson kritikuesin e shifrave. Blerja e nje shtepie te re ne Tirane, nuk eshte aspak e lehte, e per me teper e lire, me gjithe kaosin e madh dhe krizen qe ka mberthyer sektorin e ndertimeve. Parashikimet e ekonomisteve tregojne se pas zgjedhjeve, cmimet e banesave do te ulen, por asgje nuk eshte e sigurt, ne nje kohe qe monedha e huaj ka fluturuar shume lart ne qiellin shqiptar. Problemi i strehimit eshte ende i pazgjidhur dhe ka mijera familje qe jetojne me disa kurora bashke, nderkohe qe ka edhe nje dyndje te madhe te ardhurish nga rrethet, te cilet ende nuk e kane te siguruar nje shtepi.

Dhe vjen nje tjeter lajm i diteve te fundit. Kete here eshte me ironike historia. Problemi i strehimit ne Tirane pritet te zgjidhet ne fund te 2010-s. Ky ishte titulli i madh i nje gazete. Bashkia e Tiranes ka menduar te zgjidhe hallin per 400 familje me apartamente te organizuara ne kater blloqe banimi. Do t'u merret familjareve nje qira e permuajshme dhe keshtu merr rruge problemi. Dhe perseri me shifrat dhe faktet abuzohet. Tregohet qe aktualisht ne programin e strehimit social jane regjistruar rreth 4.000 te pastrehe, nderkohe qe numri i familjeve te pastreha eshte disa here me i larte. Per te mos folur me pas per problemin e urbanistikes, sigurise se ulet te banesave e te tjera halle te panumerta qe jeton Tirana. Ne fund te gjithe kesaj persiatjeje, gjerat thjeshtohen. Do jetojme ne Tiranen e zhurmshme, dhe bashke me problemet e tjera te mbijeteses do te mesohemi edhe me genjeshtrat e zgjidhjes se ceshtjes se strehimit dhe te uljes se cmimit te banesave, e te tjera sofizma idiote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›