Dita e Librit perballe dy perpjekjeve
Nga Irena Prici*
Ne kohen reale nuk eshte e jashtezakonshme te gjendet ndonje gazetar, i cili merr "flamurin" e startit per te perbaltur edhe ato qe ndodhin ne boten e artit, jo si vullnet per te analizuar e kritikuar gjera qe nuk shkojne, por per te deshmuar fakte te paqena te nje realiteti qe nuk ekziston. Por gjithsesi, te tille artikull-shkrues, individe e protagoniste nepermjet mohimit dhe jo prodhimit te vlerave, jane te vetmuar. T'i pershkruash mjediset e Ministrise se Kultures si vende te mbyllura apo te paajrosura, etj. etj, kjo nuk eshte perbaltje e zakonshme, sepse kushdo qe hyn sot ne mjediset e Ministrise, sigurisht qe do pyese veten nese artikull-shkruesi ka ngaterruar kohe dhe hapesire. Ose ndoshta "ora" i ka ngelur muaj a vite prapa, kur ne ambientet e ish-Lidhjes se Shkrimtareve mund te binte vertet cdo lloj ere, vecse ere institucioni jo.
Fakti qe ky institucion, perverse objektivit te tij madhor sic eshte hartimi i strategjive dhe menyrave te zbatimit te politikave kulturore, arrin te mireprese dhjetera aktivitete cilesore e t'i promovoje ato, flet per nje "hop" konceptual, i cili tejkalon mentalitetin e "zyrave te mbyllura" te zakonshme per cdo rreth vicioz institucional dhe eshte vene ne "avangarde" te prezantimeve cilesore artistike, detyre e institucioneve publike. Me qindra aktivitete tashme jane realizuar nga dita e perurimit dhe premtimit se ky institucion, do te mireprese e prezantoje cdo iniciative artistike apo artist, mjaft qe te jene te standardeve e te cilesive te larta, duke iu referuar mbi te gjitha, nivelit institucional mikprites. Koncerte, ekspozita e promovime librash; mbremje artistike; dhenie pa asnje detyrim per cdo artist apo institucion, per te prezantuar prodhimet e tyre me te spikatura; ja cili eshte qellimi i vertete i perdorimit te ambienteve te Ministrise, te cilat flasin dhe deshmojne vecse kulture. Dhe ne rast se per "avaz te vjeter" dikush nenkupton kete rikonceptim institucional ne sherbim konkret te artit e kultures, eshte afermendsh se jo vetem ministri i ri, por dhe cdo tjeter pas tij, te njejtin drejtim do te perkrahte, sepse ne rast te kundert, do te rikthente nje kohe kur ne ambientet e kesaj ndertese ishte e pamundur te dalloje institucionin dhe ambiente te standardeve.
Ndonjehere, arrihet deri te perflitet fakti, se ne nje dite si 23 prilli, shpallur si Dita Nderkombetare e Librit, kur jo vetem ne Tirane po edhe ne qytete te tjera realizohen aktivitete mbi librin; kjo dukuri pozitive e aktiviteteve nga centralizimi i dikurshem ne liberalizim te tyre sot, ne vend te pershendetet, propagandohet si mosperputhje politikash institucionesh shqiptare, me ato te huaja.
Por, le te parashtrojme disa fakte, te cilat flasin vete. Viti ne vijim eshte shpallur si "Viti i Lasgush Poradecit", pikerisht ne zbatim te kujdesit te pervitshem mbi librin dhe rendesine e jashtezakonshme te tij ne integrimin e pergjithshem te shoqerise. Po keshtu, nje sere aktivitetesh percjellese mbi Poradecin, do te realizohen gjate hapesires kohore te ketij viti; - Cmimi "Lumo Skendo", prej kohesh eshte shpallur se do te jepet ne muajin maj 2009 dhe Ministria eshte ne pergatitje rutine per kete; - Ne koordinim e bashkepunim me Institutin Italian te Kultures, Ministria ka mbeshtetur e promovuar aktivitetin qe u realizua dje ne Tirane, me titull "100 vjet Indro Montanelli". Ne kete aktivitet, ka qene prezent edhe vete ministri, z. Ardian Turku, si shembulli me i mire e konkret ne mbeshtetje te aktiviteteve te tilla te bashkekoordinuara; - Po keshtu, Ministria ka bashkepunuar me Ambasaden e Spanjes per aktivitetet po te dites se djeshme 23 prill, te cilat kjo ambasade i zhvillon te pervitshme si "Dita e Letersise Spanjolle". Ne te dy keto aktivitete, sic u permend me siper, vete ministri ose perfaqesues te larte te Ministrise kane qene prezente per te evidentuar koordinimin dhe mbeshtetjen qe Ministria i jep aktiviteteve te tilla.
Politikat ne fushen e librit zene nje vend te rendesishem ne misionin e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Nder veprimtarite me te njohura ne vend, qe tashme ka krijuar tradite ne kete fushe eshte edicioni i pervitshem "Cmimet Kombetare te Letersise". Selektimi dhe perthithja e nje mendimi te specializuar per nje korpus te gjere botimesh te realizuara pergjate gjate vitit 2008 si edhe vleresimi me cmime per veprave me te mira te letersise dhe kultures kombetare, botuar pergjate vitit qe lame pas, ishte qellimi kryesor i edicionit te sivjetshem. Nje juri e perbere nga Mark Marku, kryetar, Zija Cela, Agron Gjekmarkaj, Mirela Kumbaro e Parid Teferici, anetare, monitoroi pergjate gjithe vitit tregun e librit ne vend, zhvillimet dhe interesin e publikut gjate diteve te Panairit Kombetar te Librit "Tirana 2008", mori ne konsiderate mendimin e kritikes dhe lexuesit te specializuar si edhe hulumtoi ne fondin libror qe disponon Biblioteka Kombetare me botime te vitit 2008. Ne fund te ketij procesi te gjate juria vendosi te laureoje me cmime personalitete te letersise, studimit, mendimit, kritikes, perkthimit:
"Cmimi i Madh i Letersise", iu dha shkrimtarit Ismail Kadare per romanin "Darka e gabuar", veper me vlera universale, nje ngjarje e rendesishme ne letersine shqipe.
Cmimi "Gjergj Fishta", iu dha z. Artan Fuga per librin "Briret e dhise", per thellesine e mendimit dhe per risine ne trajtimin e dukurive shoqerore dhe kulturore shqiptare.
Cmimi "Faik Konica", iu dha studiuesit Jorgo Bulo per botimin kritik te vepres se plote te A.Z. Cajupit, autor i rendesishem i tradites letrare.
Cmimi "Fan Noli", iu akordua dy perkthyesve te njohur: z. Pashk Gjeci per perkthimin mjeshteror te "Faustit' te Getes, si edhe z. Shpetim Cucka per perkthimin e plote po te " Faustit" te Getes.
Cmimi "Petro Marko", iu dha shkrimtarit Mehmet Kraja per romanin "Selvite e Tivarit" ku jehonat e historise dhe te fateve njerezore, nderthuren ne nje rrefim mjeshteror.
Cmimi "Migjeni": iu dha poeteshes Albana Shala per vellimin poetik "Papa dixhital" si nje hyrje befasuese ne poezine shqipe.
Cmimi "Lasgush Poradeci", iu dha poetit te mirenjohur Prec Zogaj per vellimin poetik "Gjalle une pashe" per energjine lirike dhe forma shprehese origjinale.
Cmimi "Jusuf Vrioni", iu dha albanologut Z. John Hodgson per punen e bere ne perhapjen dhe njohjen e autoreve te rendesishem shqiptare ne gjuhen angleze
Ceremonia e dhenies se ketyre Cmimeve u organizua ne date 31.01.2009, ne sallen "Tefta Tashko Koco" prane MTKRS ku nderuan me pjesemarrjen e tyre nivele te larta te jetes kulturore e politike te vendit, intelektuale te shquar, njerez te letrave, gazetare dhe dashamires te artit dhe letersise.
Ndersa, per sa i perket Cmimit Kombetar te Bibliofilise "Lumo Skendo", krejtesisht ne kundershtim me ate qe ndonje media aludon, sikur eshte lene pas dore, sic e thane edhe me lart, ne muajin Maj do te shpallet fituesi i ketij cmimi.
Cmimi Kombetar te Bibliofilise "Lumo Skendo", eshte iniciative e viteve te fundit, dhe qe deshmon e i sherben stimulimit te botimeve me vlera te spikatura bibliofilike e intelektuale, nepermjet evokimit te personalitetit te madh te kultures dhe politikes shqiptare, Lumo Skendo (Mit'hat Frasheri), themelues i bibliofilise shqiptare.
Anetaret e jurise se ketij cmimi do te perzgjedhin nder botimet e realizuara ne periudhen kohore janar-dhjetor 2008, botime te cilat do t'i nenshtrohen gjykimit vleresues. Botimet e perzgjedhura per vleresim do te cmohen ne baze kriteresh teknike, estetike dhe legale me perparesi cilesine e tyre. Ato duhen te kene te plote treguesit legale si dhe vlera estetike, bibliofilike e intelektuale. Ceremonia e shpalljes se cmimit do te organizohet ne mjediset e Bibliotekes Kombetare dhe do te shoqerohet me konference shtypi te kryetarit, anetareve te jurise dhe fituesve.
Sic deshmohet me siper, Ministria e Kultures nepermjet nje plani e programi afatshkurter e afatmesem ne fushen e librit, pervecse stimulon e mbeshtet me cmime artiste dhe krijimtari, stimulon e mbeshtet edhe projekte botimesh libri. Merr pjese si stimulues dhe mbeshtetes ne Panairet kryesore te librit qe zhvillohen ne Shqiperi, sic stimulon e mbeshtet pjesemarrje te botuesve dhe krijuesve shqiptare ne Panaire nderkombetare. Keto jane fakte kokeforta qe askush nuk mund t'i zhbeje.
Sigurisht qe ne te ardhmen mund te behet edhe me teper, por ne asnje menyre nuk mund te ngrihet akuze, se ky institucion hesht e rri pasiv, sepse ne cdo moment, eshte i mirepritur kushdo qe kerkon te ndihmoje me mendim e ide, iniciativa apo vepra konkrete ne kete fushe. E ne perfundim, ambientet e Ministrise gjallojne nga ritmi i punes dhe punonjesit jane te aktivizuar ne kohe intensive pune te zakonte apo ne promovime aktivitetesh; qofshin keto aktivitete libri, apo te fushave te tjera.
* Zedhenese e MTKRS