E Diel, 1 Nëntor 2026

Shupo: Si po e afrojmë shkollën e muzikës me tregun

/* */

Per Shupon, nje qytet ka nevoje per institucione, per orkester, teater, opera, ku te mund te angazhohen studente e te sapodiplomuar. Kur e pyet se sa mundesi kane te diplomuarit e ketij fakulteti te punesohen, ai thote se ne strukturen mesimore jane futur disa lende, si muzika popullore, e lehte, xhazi, eshte hapur dega e pedagogjise mesimore, ne menyre qe te rinjte te mund ta gjejne veten ne tregun e punes. Por kjo nuk mund te behet per gjithe shkollen, ndaj u takon strukturave politikeberese te mendojne per kete. Dhe shembuj ka plot, mjaft te hedhim syte ne vendin fqinj.
Per te gjashten here kthehet stina koncertore ne Akademine e Arteve, ç’sjell ky edicion?
Une besoj se cilesisht do te jete me mire, sepse jane studentet e masterave, te cilet e kane te detyrueshem te bejne nje koncert perpara provimit. Dhe thuajse te gjithe jane perfshire ketu. Per mua jane koncerte te mira. Kemi recitale te studenteve qe diplomohen kete vit, por kemi aktivizuar edhe pedagoge te jashtem.
Sa u vlen studenteve?
Ka nje truk. Studentet aktivizohen me shume ne stinen e dyte, pasi kur vijne ne shkolle ata nuk kane repertor ne duar, jane duke e pergatitur ate dhe nga 19 koncerte, 6 jane te studenteve, ndersa ne stinen e pranveres studentet jane shume me shume. Dhe kjo strukturalisht eshte futur si lende mesimore, si praktike artistike e detyrueshme dhe vleresohet me kredite, ashtu si ne te gjitha shkollat e botes. Pra, çdo pune qe ben studenti brenda shkolles nuk kalon pa u vleresuar, si tryezat e rrumbullaketa, koncertet, brenda ose jashte vendit, etj. Kjo nuk eshte thjesht nxitje, por edhe shperblim.
A ndiqet kjo stine nga publiku, apo mbetet gjithsesi nje skene ne fund te bulevardit?
Nuk eshte thjesht nje skene ne fund te bulevardit. Salla eshte e mbushur mire, nuk mund te them perplot... Por problemi eshte se per arsye fondesh, ne nuk po arrijme te dalim dot nga shkolla. Ne nuk e ekspozojme dot kete prodhim artistik, qofte edhe ne Durres, Shkoder, Korçe, etj. Duhet te kishte nje planifikim material modest, ku te perfshihej vetem udhetimi e akomodimi, çka nuk eshte i pamundur. Keshtu, Akademia do te rrezatonte me tej nga vetja.
Projekti “Qyteti i artit” nuk mund te ndihmoje ne kete drejtim?
“Qyteti i Artit” duhet te funksionoje me institucione. Ështe pervoja e pare, ka prurje te mira, por duhet menduar ndryshe. Nje qytet rron me institucione. Duhen krijuar organizma qe te kene mundesi jetegjatesie. Nje opera te te rinjve, nje orkester te rinjve, nje trupe teatri, etj. Flitet per nje Filarmoni te Akademise se Arteve dhe eshte absurde, nuk e di nga del ky emer, nuk e di ku dhe si eshte i regjistruar. Te krijohen institucione te vogla brenda nje institucioni, qe po te financohen, te kene jetegjatesi dhe te kene mundesi te angazhojne dhe ata qe sapo diplomohen e nuk kane mundesi pune, te shtrihen me tej dhe t’u japin shanse edhe atyre te rinjve, te cilet kerkojne te hyjne ne jete por mezi e gjejne mundesine. Ndoshta vitin tjeter mund te mendohet keshtu. Ndersa stina koncertore eshte jeta e brendshme e Akademise, ku perfshihen koncerte, tryeza, diskutime, konferenca, qe ne te vertete duhet te rrezatoje jashte ketij oborri. Ne jemi “Qyteti i Muzikes”, nuk jemi pjese e “Qytetit te Artit”. Jemi bashke, por konkurrente.
Vetem dy dite me pare, ne hapjen e Festivalit te Kompozitoreve te Rinj u ngrit shqetesimi se te diplomuarit e kesaj dege jane te destinuar te mbeten pa pune, sepse nuk ka treg...
Une kete e shoh me shume nje detyre te politikeberesve sesa te Akademise. Ne kushtet e mungeses se tregut, ka gjithnje nje risk shume te madh per keta artiste qe mbarojne dhe jo vetem per kompozitoret. Çdo vit mbarojne 15-20 kengetare. Ku vene? Shume mund te perfundojne ne muziken e lehte apo popullore, neper stacione televizive qe japin muzike gjithe diten, por per ate qe ne i pergatisim, per kompozitore, kengetare lirike, pianiste, nuk ka treg. Pra, duhet rregulluar mekanizmi i tregut. Duhet ndertuar nje politike, sipas se ciles konkurrenca te perputhet me zanatin qe marrin te rinjte, ose duhet zgjidhur ndryshe pastaj.
Po mos duhen ripare edhe kurrikulat mesimore, me qellim qe Akademia te nxjerre te diplomuar, te cilet mund ta gjejne veten ne tregun e punes?
Ne fakultet ne jemi munduar ta bejme nje gje te tille. Kemi futur lende me perzgjedhje xhazin, qe ne nje menyre apo ne nje tjeter ka treg te klubet apo stacionet televizive. Kemi futur muziken e lehte dhe popullore si lende me perzgjedhje, qe edhe nese perfundojne te ky treg te kene me shume cilesi se nje amator. Jane lende qe behen nje here ne jave, kemi pedagoge te mire, madje bejme edhe koncerte nje here ne dy stina koncertore. Kemi hapur degen e Pedagogjise Muzikore, qe eshte nje fushe ku ka treg, sepse dalin mesues muzike te shkolluar, me nje 3-vjeçar te mire, plus nje master profesional. Madje, kemi futur edhe fizarmoniken. Pra, jane drejtime qe kane treg. Jemi munduar qe strukturat e shkolles t’i pershtatim me tregun, por nuk mund te transformojme shkollen te tere. Akademia nuk e zgjidh dot çeshtjen e tregut.
Kush mund te ishin rregullatoret e ketij tregu?
Shembuj neper bote gjen me shumice. Keta studente mbarojne per te prodhuar muzike dhe aktivitetet muzikore ne Shqiperi qe perkrahen nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve i takojne me se shumti muzikes se lehte. Shembulli me i mire eshte Greqia, qe ka nje Ministri Kulture qe ben diçka, por e fuqishme ne drejtim te aktiviteteve kulturore eshte Ministria e Turizmit, qe organizon mbi 28 festivale gjate veres dhe artistet e muzikes klasike zhvillojne turne neper ishuj. Me keto koncerte, edhe ata qe jane te papune mund te sigurojne nje pjese te jeteses. Ndersa tek ne, stina me e vdekur eshte vera. Zhvillohet vetem Maratona e Kenges Popullore, ku nuk mungojne edhe studentet tane, megjithate ajo i drejtohet nje gjinie te caktuar dhe nuk i permbush dot kerkesat. Programi

Koncert recital: Milena Nikolla, piano
Koncert me piano-duo: Merita Balliu, Mimoza Kongo
Koncert i Studenteve te Fakultetit te Muzikes
Koncert: Gezim Bulçari, violine, Ledi Paparisto, soprano, Laura Kushta, piano
Koncert me muzike dhome
Koncert recital: Marisa Hatibi, Violine, Marin Gjollma, piano
Koncert recital: Nevila Dergjini, violine, Fatma Spahiu, piano
Koncert recital: Klejda Tare, piano
Koncert recital: Erga Halilaj, piano
Koncert i klases se pianos se prof. Anita Tartari
Koncert recital: Silvana Skenderi, piano
Koncert i studenteve te klases se kitares
Koncert recital: Marin Gjollma, piano

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›