E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tingujt e Mesdheut mbushin skenën e Operës

Tinguj dhe valle nga Puglia salentine do te gjallerojne sot skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. “Anomalia Mediterranea” quhet grupi i artisteve qe sjellin nje atmosfere te veçante permes nje udhetimi mes tingujve te muzikes mesdhetare, qe nis nga Puglia, per t’u futur me thelle ne traditen autentike dhe te vjeter te gjithe rajonit. Ky grup ofron nje program te zgjedhur me muzike etnike popullore nga jugu i Italise, kenge e valle rituale, tarantele e instrumente tradicionale, qe gershetohen me ato moderne si kitara elektronike, saksi, bateria, permes orkestrimeve origjinale. “Anomalia Mediteranea” perbehet nga muzikante profesioniste, thuajse te gjithe salentine, te cilet kane qene pjese e ngjarjeve te rendesishme muzikore ne Itali e jashte, si ne Stamboll, Barcelone, Athine, Provonse, etj. Ne keto aktivitete kane merituar edhe çmime, gjithashtu. Koncerti mundesohet nga Instituti Italian i Kultures, ne kuadrin e stines koncertore “Klasik”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›