Tirana Film Festival ngre siparin, 83 filma në garë
Nga mbi 760 filma te paraqitur nga 50 vende te botes, ne kete edicion do te shfaqen 83 syresh, ndare sipas kategorive te ndryshme, ne film te gjate artistik (10), te shkurter (41), eksperimental (9), dokumentar (14) dhe te animuar (9). Shperndarja gjeografike eshte shume e gjere, qe nga vendi prites, Shqiperia, tek Afganistani, Argjentina, Armenia, Australia, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bolivia, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kili, Kina, Kuba, Qipro, Danimarka, Gjermania, Egjipti, Anglia, Nigeria, Pakistani, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, etj. Kjo do te thote se kultura, problematika, tendenca, atmosfera, ngjyrime nga me te ndryshmet do te perballen me njera-tjetren, duke sjelle edhe nje panorame te zhvillimeve me te fundit ne boten e filmit. Tanime organizatoret i kane dhene doren e fundit programit dhe shihet se shfaqja e filmave
do te jete e alternuar. Perveç projektimeve parashikohet te zhvillohen edhe seminare, takime me studente dhe kineaste shqiptare e te huaj, qe do te jene te pranishem gjate diteve te festivalit, i cili do te zhvillohet ne ambientet e Qendres se Kultures, Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes dhe ne sallen e re te Arkivit Shteteror te Filmit. Prej dy vjetesh, ky festival ka perfshire brenda vetes edhe filmin artistik me metrazh te gjate. Nga sa shihet nga programi, ne kete festival nuk ka asnje perfaqesim te kinematografise shqiptare. Gjuha shqipe ne kete seksion perfaqesohet nga filmi kosovar "Gomaret e kufirit", me regji te Jeton Ahmetajt. Siç e kerkon tradita e festivalit, nuk do te mungojne çmimet per te gjitha seksionet, por edhe elementet e ndryshem filmike, si regjia, fotografia, aktrimi, etj.
Te ftuarit
Nuk do t'i mungojne te ftuarit ketij edicioni. Nje nder ta eshte Jean-Philippe Laroche. Jane dy arsyet qe e sjellin ate ne Shqiperi: homazhi kushtuar Claude Chabbrol dhe prezantimi i njerit prej filmave ne konkurrim. Ne vitin 2003, ai ishte fitues i "Best Public TIFF 2003" me "You Should Make Movies", film ne te cilin Claude Chabrol luan per here te fundit si aktor. Ndersa kesaj here vjen si producent i filmit te gjate ne konkurrim "Queen to Play", me regji te Caroline Bottaro, ku interpretojne me Sandrine Bonnaire, Kevin Kline dhe Jennifer Beals. Po per nder te Chabrolit do te jete edhe inxhinieri i zerit Jean-Bernard Thomasson. I ftuar special eshte regjisori spanjoll Juanma Bajo Ulloa, autor i filmave "Airbag" dhe "La madre muerta", fitues i sa e sa çmimeve ne festivale nderkombetare. Nje tjeter i ftuar eshte regjisori serb Boris Miti?, fitues i shume çmimeve, i cili do te jete anetar jurie dhe do te prezantoje projektet e tij te fundit filmike.
Homazhi
Ashtu si edhe ne vitet e shkuara, edhe kesaj here nuk do te mungoje nje kend i veçante kujtese. Nje festival filmi eshte nje rast i mire per te kujtuar te medhenjte e kinematografise, te cilet nuk jetojne me. Nje nder ta eshte regjisori dhe aktori francez Claude Chabrol, nje nder emrat me te famshem te kinematografise franceze. Jane te shumta regjite e tij te realizuara ne film dhe televizion. Gjithashtu, ai eshte angazhuar edhe si aktor ne disa filma, madje hera e fundit ku ai u shfaq si aktor ishte pikerisht ne filmin "You Should Make Movies", i cili mori dhe çmimin e publikut ne TIFF 2003. Per te kujtuar Chabrolin do te vijne ne Tirane inxhinieri i zerit Jean-Bernard Thomasson, i cili ka bashkepunuar ne 13 filma me Claude Chabrol. Me kete rast, ai do te prezantoje filmin e tij dokumentar "Claude Chabrol: the free child". Po per te nderuar Chabrolin do te jete i pranishem dhe producenti Jean-Philippe Laroche.
Po gjate TIFF do t'u behet homazh dy aktoreve shqiptare, qe perveç pasionit per kinemane, i lidh dhe menyra tragjike e ndarjes nga jeta. Jane dy aktore, qe vendosen t'i japin fund jetes gjate ketij viti. Behet fjale per aktorin Bekim Fehmiu, per te cilin do te shfaqet nje nga filmat e tij me te suksesshem: "Mbledhesi i Puplave" (I Even Met Happy Gypsies) prodhim i vitit 1967. Si dhe Llazi Serbo, per nder te te cilit do te shfaqet filmi "Operacioni Zjarri" me regji te Muharrem Fejzos. Ky film do te shfaqet ne Kinemane e Arkivit te Filmit, nen kujdesin e drejtoreshes se AQSHF-se, Elvira Diamanti.
ALMA MILE