E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia 500 mijë euro, në hetim edhe dy punonjës

VLORE- Prokuroria e Vlores po heton edhe persona te tjere perveç dy te arrestuarve si te implikuar ne kredine e fituar ne menyre jo korrekte, duke nderhyre ne te dhenat kompjuterike e dokumentacionin e bankes tregtare ne Vlore. Burime nga sektori i krimit ekonomik ne policine e Vlores dhe ne prokurorine e ketij rrethi, bene te ditur se dy te arrestuarit, Gentian Hoxha dhe Fatjon Hoxha, kane bashkepunuar ne perfitimin e nje shume prej rreth 500 mije euro kredi. Kjo eshte arritur me ane te nderhyrjeve kompjuterike, si dhe me metoda inteligjente ne dokumentacion dhe praktikat e bankes. Ne kete menyre, ata kane marre nje kredi duke perfituar si punonjes banke, por duke shperdoruar detyren. "Kredia e perfituar ne menyre jo korrekte ne bashkepunim mes dy te arrestuarve, ka sherbyer per rikonstruksionin e hollit te Pallatit te Sportit, duke e kthyer ate ne lokal dhe kend lojerash. Gjithashtu, kredia eshte perdorur edhe per rikonstruksionin e lulishtes para Pallatit te Sportit, duke e kthyer ate ne nje ambient te bukur dhe funksional per te gjitha moshat, si lulishte stola, ndriçim, si dhe ambiente per koncerte apo aktiviteteve kulturore e artistike", bene te ditur burime nga policia e Vlores. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se jane ne hetim edhe dy persona te tjere, punonjes te bankes. Ata dyshohet te kene pasur bashkepunim me dy te arrestuarit ne perfitimin e kredise ne menyre jokorrekte, duke nderhyre ne dokumentacion si punonjes banke. Sipas burimeve, punonjesi i bankes eshte shprehur se nuk ka shkelur asnje rregull ne dhenien e kredise investitorit te shoqerise ADION sh.p.k. Vlore. Ai eshte shprehur se gjithçka eshte bazuar ne rregullat e bankes dhe se miratimi perfundimtar i kredise eshte bere nga komisioni qendror ne Tirane. Edhe investitori i shoqerise ADION eshte shprehur se kredine e ka perfituar kundrejt rregullave te bankes dhe se ai kishte plotesuar te gjithe dokumentacionin qe i eshte kerkuar. "Arrestimi i ketyre shtetasve eshte bere pasi dyshohet te kene konsumuar elemente te veprave penale si "Falsifikimit te dokumenteve", "Vjedhje duke shperdoruar detyren", "nderhyrja ne te dhenat kompjuterike dhe pastrimi i produkteve te vepres penale, te kryera keto ne kushtet e bashkepunimit", bene te ditur burime nga prokuroria.                         q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›