Shutanovac- Riker: Dialog mes palëve

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac dhe zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, kanë theksuar se vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë, është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shutanovac ka thënë se vetëm vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë, mund t`i kontribuoj gjetjes së zgjidhjeve përkatëse në interes të të gjithë banorëve të Kosovës, ndërsa Riker ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut është rast shumë i mirë për kapërcimin e të gjitha problemeve administrativo-teknike, të cilat e kanë sjellë krijimin e krizës në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Beograd, Riker është takuar edhe me zëvendës kryeministrin Bozhidar Gjelic, dhe ministrin e Brendshëm, Ivica Daçic.