E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kalon ne gjysmëfinale me penallti, e pret Gjermania

Italia ka vuajtur, por ka arritur të kompletojë rrethin e katër skuadrave gjysmëfinaliste të EURO 2012. Itali Angli i ka pasur të gjitha, ku emocionet kanë qenë të gjata dhe është dashur tezaurimi i serive të penalltive që Italia të kalonte në gjysmëfinale. Italia e ka dominuar totalisht takimin, ku rastet kanë qenë pafund për italianët, por anglezët kanë qenë të pakalueshëm. U zhvillua një ndeshje e madheshe si rallë herë është parë një Itali që bëri spektakël në fushë, një qarkullim topi i paparë ndonjëherë nga axurrët.  Jo vetëm 90 minutat, por edhe shtesat dy herë nga 15 minuta përfunduan në barazim 0-0. Pas gjuajtjeve të serisë së penalltive Italia fiton 4-2 dhe në gjysmëfinale e pret Gjermania.

ANGLI-ITALI   0-0 (2-4 pen)
Anglia (4-4-2):
 Hart; Johnson, Terry, Lescott, Cole; Milner (Walcott 60), Gerrard, Parker (Henderson 94), Young; Rooney, Welbeck (Carroll 60). Trajner: Hodgson
Italia (4-3-1-2): Buffon; Abate (Maggio 90), Barzagli, Bonucci, Balzaretti; Marchisio, Pirlo, De Rossi (Nocerino 80); Montolivo; Balotelli, Cassano (Diamanti 78). Trajner: Prandelli
Arbiter: Proença (Portugali)
Kartone te verdhe: Barzagli, Maggio (I)

Penalltite:
Anglia
: Gerrard+, Rooney+, Young -, Cole -
Italia: Baloteli +, Montolivo -, Pirlo +, Nocerino +, Diamanti +

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›