15 të rinj në garë për projektin në Teatrin Kombëtar
TIRANË- Pesëmbëdhjete të rinj të sapodiplomuar kanë dorëzuar në Teatrin Kombëtar projektet e tyre për të konkurruar në Fondin Publik për Teatrin e të Rinjve.
Afati i fundit zyrtar i dorëzimit ka qënë ditën e djeshme, ndërsa 4 fituesit duhet të zgjidhen brenda datës 15 korrik nga një juri ende e papërcaktuar që do të përbëhet prej pesë specialistësh nga Akademia e Arteve, Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar.
Sipas zyrës së shtypit në Teatrin Kombëtar, dosjet ende nuk janë hapur dhe pjesët dramaturgjike që të rinjtë kanë përzgjedhur do të bëhen të njohura më vonë, ndërsa prioritet do të kenë projekte që përfshijnë më shumë të rinj.
Fondi në dispozicion për këtë vit është afërsisht 4 milionë lekë, ndërkohë që një pjesë e tij do të shkojë edhe për financimin e një shfaqjeje, në të cilën do të angazhohen fituesit e festivalit të vjetshëm dhe që do të çelë festivalin e këtij viti.
(ATA/BalkanWeb)