E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Dy sekretet per uljen e papunesise

Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, deklaroi diten e djeshme gjate takimit te radhes ne Rrile te Lezhes, se ka vetem dy sekrete per uljen e papunesise. "Punesimi ka vetem 2 sekrete, duhet te nxisesh zhvillimin ekonomik, pra per pasoje te lesh te lire biznesin qe dhe me 10.000 € te hape nje vend pune; te krijoje nje vetepunesim qe nga fshatari nepermjet serave, nepermjet sherbimeve ne bujqesi, deri ne turizem, deri ne sherbimet me te thjeshta dhe te lejosh konkurrencen e lire", sqaroi Gjinushi. Dhe e dyta qe ben shteti, sipas tij eshte formimi profesional, goditja selektive e biznesit ka bere qe te hezitoje biznesi per shtrirje dhe zgjerim te aktivitetit ekonomik. Ne Qarkun e Lezhes, me kandidaturen e Mark Perlleshit, lideri PSD shprehu bindjen e fitores se nje mandati. "Menjehere pas zgjedhjeve, pas fitimit te se majtes, me krijimin e qeverise se re Shqiperia shkon drejt heqjes se vizave brenda 2010 dhe jo sic u premtua deri tani dhe per 4 vjet, jo vetem qe nuk u hoqen vizat, por deklarohet qartazi qe nuk ka heqje vizash me kete qeveri", premtoi Skender Gjinushi. Ne fjalen e tij, kreu i PSD eshte ndalur tek punesimi, nje nga prioritet e programit te kesaj partie. Gjate takimit ai shoqerohej edhe nga kandidati per deputet i PSD per kete qark, Mark Perlleshi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›