E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Buxheti ceshtja kryesore ne rendin e dites se Kongresit te ri

Disa dite para se Republikanet te marrin kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve frontet e betejave partiake jane percaktuar lidhur me te ardhmen fiskale te Amerikes.Republikanet do te shtojne numrin e tyre ne te dyja dhomat e Kongresit dhe thone se kane nje mesazh te thjeshte per Kongresin e ri qe mblidhet nga fundi i kesaj jave.

Mos be shpenzime per te cilat nuk ke para.

Keshtu u shpreh kongresistja republikane nga Minesota Mishell Bahman ne programin televiziv te CBS-it Face The Nation duke i vene theksin deficitit buxhetor amerikan prej nje trilion dollaresh dhe deficitit kombetar amerikan qe ka dale jashte kontrollit. Nje nga betejat e para per buxhetin ne vitin 2011 do te perqendrohet nese te ngrihet kufiri i deficitit me qellim qe te financohen huate federale. Kongresisti i zgjedhur Majk Kelli nga Pensilvania thote se Kongresi duhet te jete me kursimtar.

Ngritja e kufirit te borxhit per mendim tim eshte nje akt krejtesisht i papergjigjshem. Ne kemi shpenzuar per nje kohe te gjate parate qe nuk i kemi duke thene se ska gje se do te ngreme taksat dhe do ti gjejme te ardhurat diku.

Pamundesia per te ngritur kufirin e borxhit mund te shkaktoje qe qeveria te mos kete me para dhe keshtu te mos permbushe detyrimet e saj ndaj te huajve qe kane blere obligacione amerikane. Administrata Obama thote se nje situate e tille do te shkaktonte nje krize te rende financiare neper bote.

Kryekeshilltari i Presidentit Obama per ekonomine President Barak Obama per ekonomine Austan Gulsbi thote se deficiti federal duhet ulur por jo ne nje menyre qe do te rendonte mbi rimekembjen delikate te ekonomise ose te pengonte rrirjen ekonomike ne te ardhmen.

Nese do te kufizoheshin investimet e rendesishme qe duhen bere per ritjen ekonomike ky do te ishte gabim. Patjeter qe perballimi i sfides buxhtore per vendin eshte i rendesishem por kjo eshte krejt ndyshe nga deklaratat se ne duhet te shtrengojme rripin ne mes te periudhes se daljs nga recesioni me i rende qe nga viti 1929.

Gulsbi i beri keto komente ne programin e kanalit televizib ABC This Week. Demokratet do te vazhdojne te kontrollojne Senatin e Shteteve te Bashkuara megjithese me nje shumice te reduktuar krahasuar me vitin e kaluar si dhe Shtepine e Bardhe. Kjo do ta beje te veshtire per republikate e sapo zgjedhur te zbatojne premtimet e fushates si per shembull te prapsojne reformen e kujdesit shendetesor te Presidentit Obama.

Por republikanet mund te mos mbeshtesin shpenzimet federale ne nivelet qe kerkojne demokratet. Bllokimi ne kete ceshtje mund te shkaktoje mbylljen e qeverise sic ndodhi ne 1995 kur presidenti demokrat Bill Klinton ndeshi nje Kongres te kontrolluar nga republikanet ne mandatin e tij te pare .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›