Minoritarët votë për PD
Gjirokastër -Kryeministri Sali Berisha është ndalur në Gjirokastër, në vijim të turit elektoral, nga ku ka u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për të votuar më 28 qershor. “I ftoj emigrantët të vijnë në këtë vend dhe të votojnë, sepse katër vitet që vijnë do ta bëjmë Shqipërinë krejtësisht tjetër. Në këtë vend nuk do të ketë rrugë të paasfaltuara, në këtë vend do të ketë ujë 24 orë dhe Shqipëria do të jetë vend lider për investimet e huaja në rajon. Vetëm Vjosa me 8 hidrocentralet e saj dhe hidrocentralet e tjera do të punësojnë dhjetëra mijëra punonjës të Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë”-tha kryeministri Berisha. Ai u ka bërë thirrje gjithashtu, minoritarëve që votinë Partinë Demokratike.
”U garantojë se investimet në katër vitet që vijnë do të jenë së paku 15 herë më të mëdha se ato të katër viteve që shkuan. Unë ju jap fjalën se nuk do të jetë e largët dita kur bijtë tuaj, bijtë e Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë që punojnë sot në tokat e vendeve të tjera, të vijnë në Shqipëri, të punojnë në shtëpitë e tyre, të mbrothësojnë në shtëpinë e tyre”-tha kreu i qeverisë.
Ujë i pijshëm për 24 orë në ditë, ka qenë premtimi i Berishës edhe për Gjirokastrën. “Ndaj dhe ne do të vendosim nën ujë Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë. Garantoj fermerët e kësaj zone dhe të gjithë fermerët shqiptarë, se projektet më gjigante të ujitjes do të realizohen në katër vitet që do të vijnë. U kërkoj të gjithë qeveritarëve vendor që ashtu siç punuam bashkë për rrugët dhe do të asfaltojmë çdo rrugë, ne do të punojmë së bashku për të garantuar vaditjen e të gjithë tokave shqiptare kudo që janë”-vijoi ai.