E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presision administratës”

Tepelenë - Kryetari i Partisë Socialiste gjatë turit elektoral është ndalur së bashku me kandidatët për deputetë të qarkut Gjirokastër në qytetin e Përmetit dhe të Tepelenës. Në këto takime një pjesë e rëndësishme e fjalës së Ramës është ndalur tek presioni që po ushtrohet ndaj nënpunësve të administratës për të dhënë votën në drejtim të PD jashtë vullnetit të tyre, me kërcënime për largim nga vendi i punës.

“Të gjithë ata drejtues të Shtetit të sotëm që nuk bëjnë punën e Shtetit, por mbrojnë interesat e pushtetit, qofshin nën uniformën e policisë, qofshin nën uniformën e burokratëve të lartë të administratës, për të cilët pas 28 qershorit do të kemi dëshmi se kanë kërcënuar qytetarët, se kanë kërcënuar vartësit e tyre, se kanë kërcënuar mësuesit dhe mjekët, ne do t’i vëmë përpara ligjit dhe nuk ka asnjë forcë që i mbron nga ndëshkimi i ligjit.”-theksoi kreu socialist.

Duke folur për lirinë e votës, Rama u shpreh se është e patolerueshme dhe e pafalshme që të kërcënohet liria votës në shekullin e 21-të. “Të drejtën për të votuar nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe nuk na e merr dot Sali Berisha, të drejtën për të jetuar nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe nuk na e merr dot Sali Berisha. Të drejtën për të qenë të lirë, e për të ëndërruar, e për të shpresuar një Shqipëri të lirë, me një votë kundër Sali Berisha nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe s’mund të na e heqë Sali Berisha dhe përkundrazi, falë kësaj të drejte Sali Berisha do të largohet më 28 qershor”-u shpreh më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›