E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri shqiptar Fatos Nano, i cili merr pjese ne ceremonine e lamtumires se Kryeministrit Serb, u shpreh se me vdekjen e Kryeministrit Zoran Gjingjiç, kishte humbur një mik dhe një partner

Kryeministri shqiptar Fatos Nano, i cili merr pjese ne ceremonine e lamtumires se Kryeministrit Serb, u shpreh se me vdekjen e Kryeministrit Zoran Gjingjiç, kishte humbur një mik dhe një partner të rëndësishëm për ndërtimin e një miqësie të re mes Serbisë e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Kryeministri Fatos Nano u shpreh se kishte ardhur në Beograd, jo vetëm për të shprehur ngushëllimet e tij, por për ti dhënë gjithashtu mbështetje autoriteteve serbo-malazeze, në mënyrë që partneriteti mes dy vendeve të vazhdojë me krijimin e një të ardhme të përbashkët, ku mbetjet e së kaluarës dhe krimit të kapërcehen dhe popullit të Serbisë e Malit të Zi dhe të Shqipërisë e të të gjithë rajonit të Ballkanit perëndimor, ti garantohet një e ardhme euroatlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›