Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërmninistror të Politikave të Sigurimit Kombetar, Situata aktuale kombëtare për shkak të pjesmarrjes sonë në koalicionin ndërkombëtar antiterror sho
Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërmninistror të Politikave të Sigurimit Kombetar,
Situata aktuale kombëtare për shkak të pjesmarrjes sonë në koalicionin ndërkombëtar antiterror shoqëruar me rrezikshmëritë respektive, bazuar dhe mbështetur në detyrimet kushtetuese, ligjore dhe Konventat ndërkombëtare të fushës, në të cilat kemi aderuar tashmë, na angazhon me disa përgjegjësi konkrete, për të evidentuar dhe analizuar masat e marra nga institucionet shqiptare të përfshira në luftën kundër terrorizmit. E thirra sot këtë mbledhje të Komitetit të Sigurisë, për të përcaktuar masat konkrete qe duhet të merren cdo shfaqje kriminale që buron nga kjo situatë e re.
Vendi ynë tashmë, është përfshirë realisht në axhendën e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, e cila nuk mund të shihet dhe të ndiqet e shkëputur nga lufta jonë e përbashkët dhe pakompromis kundër krimit të organizuar, informalitetit në ekonomi, trafiqeve dhe gjithë atyre fenomeneve që lidhen me to.
Natyrshem ne e kemi konsideruar kete angazhim si pjesë te pandarë e një luftë të përbotëshme, me të ardhme të padiskutushme, në të cilën ne jo të vetëm, por edhe në një bashkëpunim të vlerësueshëm ndërkombëtar, jemi duke bërë një progres të dukshëm.
Qysh me aktin tragjik të 11 shtatorit, kur bota përcaktoi një axhendë të re dhe të ndryshme të lidhur pikërisht me luftën kundër terrorizmit dhe faktorëve që e ushqejnë dhe e mbajnë atë në këmbë, Shqipëria u rreshtua në anën e Koalicionit Antiterror, duke mbështetur dhe zbatuar pa mëdyshje Konventat Ndërkombëtare për parandalimin dhe dënimin e akteve terroriste në lidhje me mbrojtjen e personave, pengjeve, vendosjen e bombave si dhe sekuestrimin dhe bllokimin e aseteve të organizatave terroriste të cdo ngjyre.
Vitet e fundit, progresi ynë në përbërje të këtij koalicioni ka qënë i dukshëm dhe kontributi i vendit tonë është bërë përherë e më evident. Kjo veprimtari e spikatur e bashkërenduar me hapat që po hedhim për antarësimin në institucionet e BE dhe të NATO-s shtron per te gjitha institucionet detyra të reja e specifike edhe përsa i përket domosdoshmërisë së forcimit të sigurisë kombëtare, paqes dhe stabilitetit të vendit.
Sigurisht që koncepti modern i sigurisë kombëtare është shumë më i gjerë se sa thjesht punë e kualifikuar dhe e koordinuar e organeve të specializuara. Siguria vjen me një background social dhe ekonomik, por ajo domosdoshmërisht ka edhe një background politik dhe në kushtet e reja të integrimit shtrohet domosdoshmëria e një koordinimi rajonal dhe global më të mirë të këtij procesi, me partnerët ndërkombëtarë si dhe fqinjët tanë. Asnjë rezultat nuk do të jetë ai që aspirojmë, nëse do të na mungojë koordinimi dhe bashkëpunimi më i mirë i aktivitetit tonë me strukturat homologe të vendeve fqinjë dhe të partnerëve tanë euroatlantikë. Sot krimi i organizuar ka natyrë ndërkombëtare, kësisoj edhe lufta kundër tij është e po bëhet gjithnjë e më shumë po ashtu ndërkombëtare. Tashmë ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me struktura ndihmëse dhe partnere europerendimore, ne jemi antarë të strukturave koordinuese dhe aktive në terren, të specializuara në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjëshme. Në këtë kuadër dhe në këtë frymë, kemi inicuar kohë më parë, qendrën koordinuese antitrafik të Vlorës si një iniciativë e përbashkët e katër shteteve. Puna në të ka ngecur në vend, qendra nuk funksionon, spektri i punës së saj është i paqartë. Pa asnjë dyshim që përgjegjësia për mosfunksionimin e saj është logjikshëm e shpërndarë në katër shtetet inicuese, por perderisa qendra eshte ngritur ne Vlore, përgjegjësia kryesore mbetet mbi Ministrinë tonë të Rendit Publik, e cila duhet të raportojë sot në detaje se ç'po bëhet për funksionimin e saj si dhe për mundësinë e përshtatjes së punës së kësaj qendre edhe në kuadrin e luftës kundër terrorizmit. Sepse, krimi tashmë është bërë kompleks dhe ashtu si enët komunikuese krimet ushqejnë njëri-tjetrin. Trafiqet, me pjesët e tyre përbërëse, narkotikë, qënie njerëzore etj, në disa raste na rezultojnë ne dhe partnerëve ndërkombëtarë, të jenë financues apo mbështetje logjistike e terrorizmit dhe krimit të organizuar rajonal dhe nderkombetar.
Qëndrimi i hapur dhe pa hezitim i Shqipërisë si dhe rreshtimi i saj aktiv në Koalicionin e Vullnetit të Luftës kundër Terrorizmit, përveç se është provë e arritjeve tona qeverisëse, përbën në të njëjtën kohë një angazhim të drejtëpërdrejtë për t'i prerë rrugën çdo kundërveprimi të mundshëm nga strukturat apo bërthamat e terrorizmit ndaj stabilitetit të vendit dhe Rajonit.
Evidentimi dhe Parandalimi i çdo akti të mundshëm terrorist përbën një sfidë dhe angazhim të ri për strukturat tona të specializuara si dhe një kontribut të cmuar në Rajon dhe më gjerë.
Me këtë rast, si Kryeministër, tërheq vëmendjen se të gjithë organet tona të sigurisë kombetare dhe të drejtësisë, duhet të veprojnë pa asnjë hezitim kundër kujdo që synon dhe vepron kundër rendit Kushtetues, paqes dhe stabilitetit në vend. Prokuroria në mënyrë të vecantë, duhet të jetë më aktive, duke aktivizuar të gjitha mekanizmat e hetimit që njeh ligji, për të mbrojtur me dinjitet ligjor dhe jo vetem profesional akuzen perballe gjykatave qe ndeshkojne elementë terroristë dhe trafikante te perfshire hapur ne veprime te rrezikshme per publikun. Te gjitha keto keto nenkuptojne respektimin me rigorozitet te ligjit themelor te mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
Në këtë frymë kushtetuese e ligjore si dhe në përputhje me angazhimet tona konkrete ndërkombëtare kam urdhëruar më datë 20.02.2003 me aktet nr.32 dhe 33 "Për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë terroriste dhe ekstremiste" si dhe "Mbi krijimin e grupit të punës në marrjen e masave të sigurisë për parandalimin e goditjen e veprimtarisë terroriste" teakivizohen te gjitha strukturat nderinstitucionale. Logjika e këtyre urdhrave të nxjerra, përvec masave dhe planeve të përbashkëta institucionale, lidhet edhe me domosdoshmërinë e rishikimit të strukturave ekzistuese antiterror dhe përshtatjen e tyre me zhvillimet e fundit globale.
Në këtë kuadër, kërkoj nga Ministri i Mbrojtjes, ai i Rendit, si dhe drejtoret e pergjithshem te plicise se shtetit dhe te sherbimit informativ shteteror, të merrni masa urgjentisht për forcimin e ruajtjes së rendit kushtetues, të institucioneve publike, duke kaluar ne shërbimet e perforcuara te sigurisë, sipas kërkesave të ligjit. Urgjentisht, të përgatisni aktet për ndërhyrjen institucionale të Kryeministrit për aktivizimin e struktuarve të përfshira të luftën kundër terrorizmit. Me këtë rast, të gjithë ministrat dhe titullarët e institucioneve, janë të urdhëruar të marrin masa shtesë për sigurimin e mjediseve publike ku ata shërbejnë, duke bashkëpunuar ngushtë me strukturat përgjegjëse për sigurinë. Ne menyre te vecante strukturat e luftes kunder krimit financiar si drejtoria e tatimeve, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave, drejtoria e doganave etj. duhet te jene me te vemendeshme ne parandalimin e veprimtarise te paligjeshme te bizneseve qe tentojne te gjenerojne te ardhura jolegale duke shfrytezuar situata te tilla.
Sot, në raportimet dhe diskutimet tuaja, nga ministri i Rendit, ministri i Mbrojtjes dhe Drejtori i SHISH-it si dhe institucionet e tjera që ngarkohen dhe detyrohen nga urdhërat e mësipërm, kërkoj që përvec informacioneve mbi tematikën të sqarojnë me detaje dhe ti japin përgjigje pyetjeve :
1. Cila është gjendja aktuale e strukturave tuaja antiterror dhe a ka nevojë për riorganizimin e tyre në kuadër të përqasjes me ato struktura homologe partnere?
2. A kanë këto struktura kapacitetin logjistik te nevojshme për luftën antiterror dhe çfarë mund të bëhet më tepër per ta permiresuar ate?
3. C'farë pengese ka për hartimin dhe miratimin e akteve të nevojshme për sekuestrimin dhe bllokimin e pasurive ekonomiko-financiare të grupeve dhe organizatave terroriste?
4. A ka bashkëpunim dhe koordinim institucional në kohë, për zbardhjen e akteve terroriste në vend apo dhe të pretenduara si të tilla nga të tretë ?