E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do kontrollohen sahatet e energjise elektrike

TIRAN - Te gjithe matesit e energjise elektrike per bizneset dhe familjaret do ti nenshtrohen dy kontrolleve i pari behet nga Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise ndersa i dyti prej kompanise qe shperndan energjine elektrike.


Ne fakt deri me tani eshte vetem kompania e shperndarjes ajo qe kryen kontrolle te saktesise se matesve. Por kjo behet nese dyshohet se matesi nuk pasqyron realisht energjine e harxhuar. Pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te miratuara ne ligjin Per Energjine Elektrike do te jene edhe institucionet shteterore ato qe do te verifikojne saktesine e matesve.


Per sa i perket kompanise se shperndarjes ajo kryen rregullisht kontrolle te matesve ne rastet kur dyshohen pasaktesi ne matje apo vjedhje te energjise elektrike. Kete te drejte ia jep nje rregullore e vecante e miratuar nga Enti Rregullator i Energjise ku parashikohen edhe procedurat e kryerjes se kontrollit si dhe masat qe merren ne cdo rast.


Nese dyshohet se diku po vidhet energji apo nje mates nuk funksionon sic duhet kompania ndermerr nje kontroll ndaj tij. Kontrolli behet pa e hequr matesin nga vendi por ne raste te vecanta ai edhe mund te dergohet ne laboratorin e kompanise.


do gje shoqerohet me nje procesverbal te nenshkruar edhe nga konsumatori. Ne rastet kur ka demtime te vogla matesi riparohet dhe vendoset perseri por ne rastet kur nuk mund te rregullohet ai zevendesohet me mates te ri nga ana e kompanise.


Ne rastet kur matesi nuk ka funksionuar ne rregull dhe per kete shkak ka pasqyruar me pak energji nga ajo cka realisht abonenti ka konsumuar diferenca i faturohet atij. Por nese ndodh qe matesi ka numeruar me shume kilovate nga sa eshte harxhuar kompania duhet te demshperbleje konsumatorin.


Ne kete rast demshperblimi nuk kryhet ne para por duke ia zbritur sasine e faturuar gabimisht nga fatura e muajit pasardhes.


Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise pritet qe fillimisht te kryeje nje kontroll te pergjithshem te te gjithe matesve ne territorin e vendit. Kontrolli i pergjithshem parashikohet te kryhet cdo pese vjet dhe pa kosto financiare per qytetaret.


Pas perfundimit te ketij kontrolli verifikimet e mepasshme do te bazohen tek ankesat e konsumatoreve.


Nese dikush mendon se matesi i tij nuk funksionon ne rregull dhe per kete i faturon atij me shume energji nga sa konsumon ai do ti drejtohet me nje kerkese Entit Rregullator te Energjise.


Me pas ERE lajmeron organet qe do te bejne matjen te cilet do te jene nen varesine e Drejtorise se Pergjithshme. Sipas te dhenave paraprake kontrolli i matesit parashikohet te kushtoje nga nje deri ne tre mije leke.


Ne rastet kur dikush kerkon kontrollin e matesit te tij dhe me pas rezulton se ankesa e tij eshte e drejte shpenzimet do te hiqen nga DPM-ja por nese ankesa rezulton e pabaze eshte konsumatori qe duhet te perballoje shpenzimet. Te gjithe matesit qe do te kapen me pasaktesi do te kerkohet qe te nderrohen duke u vendosur te rinj nga kompania e shperndarjes.


SHNIMI

Nese dyshohet se diku po vidhet energji apo nje mates nuk funksionon sic duhet kompania ndermerr nje kontroll ndaj tij. Kontrolli behet pa e hequr matesin nga vendi por ne raste te vecanta ai edhe mund te dergohet ne laboratorin e kompanise


Nese ndodh qe matesi ka numeruar me shume kilovate nga sa eshte harxhuar kompania duhet te demshperbleje konsumatorin. Ne kete rast demshperblimi nuk kryhet ne para por duke ia zbritur sasine e faturuar gabimisht nga fatura e muajit pasardhes.


Nese dikush mendon se matesi i tij nuk funksionon ne rregull dhe per kete i faturon atij me shume energji nga sa konsumon ai do ti drejtohet me nje kerkese Entit Rregullator te Energjise. Me pas ERE lajmeron organet qe do te bejne matjen te cilet do te jene nen varesine e Drejtorise se Pergjithshme


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›