Uci Ajo letersi erdhi nga kongreset

Fillimet e letersise se realizmit socialist nisen ne tryezat e kongreseve te partise por zhvillimi i mevone i ndan studiuesit po edhe vete estetet qe mbrojten metoden.
Mos u perpiqni ta komandoni jo vetem letersine po edhe studimet. Alfred Uci esteti me emer per disa dekada ne letrat shqipe shqiptoi dicka qe dikur mund ta thoshte nje disident. Ne moshe te shtyre dhe i pamundur prof.
Uci u shfaq ne ditet e konferences per letersine shqipe dhe realizmin socialist ne te njejtin vend Akademia e Shkencave por perpara nje auditori shume te ri.
Ai iu drejtua organizatoreve ne podium aty ku dikur rrinte ai. I kujtoi se ajo qe po behet sot ne studimet letrare njeh nje perpjekje ne fund te viteve tetedhjete kur mendohej hartimi i Historise se Letersise I
Mendimtari dhe esteti i artit popullor i metodes se realizmit socialist po aq sa i modernizmit dhe dekadentizmit ne artin boteror beri nje pohim publik Letersia e realizmit socialist ka qene deshmi e nje shteti diktatorial qe vendoste edhe ne drejtim te letersise.
Duke dashur te jape nje periodizim te letersise se realizmit socialist tregoi se si filloi te krijohej nje letersi qe ai do ta quante letersi te kongreseve.
Pse Sepse ne Kongresin e Pare te Frontit Demokratik Shqiptar ka pasur poete qe kane shkruar aty per aty duke degjuar diskutimet e ketij kongresi nje poeme te jashtezakonshme poemen Enver. Realizmi socialist qe mendohej i komanduar nga lart fillon ketu.
Ky fillim kishte aprovimin e shumices derrmuese te shkrimtareve po edhe te kritikes ideologjike.
Ne tetor te vitit 1945 ishte themeluar Lidhja e Shkrimtareve Shqiptare.
Ne komisionin iniciator benin pjese Imzot Vincens Prenushi Sejfulla Maleshova Aleksander Xhuvani Ali Asllani Skender Luarasi Lasgush Poradeci Dhimter Pasko Selim Shpuza Sterio Spasse Dhimiter Shuteriqi dhe Shefqet Musaraj. Kurse kryesia perbehej nga Sejfullah Maleshova kryetar Aleksander Xhuvani nenkryetar Dhimiter Shuteriqi sekretar dhe At Benedikt Dema Ethem Haxhiademi Dhimiter Pasko Shefqet Musaraj anetare.
Studiuesi Bashkim Kucuku permendi ne fjalen e tij nje origjine jo politike te se njejtes strukture Lidhja e Shkrimtareve te ciles i referohet Uci.
Lidhja jone nuk duhet te jete nje organizate politike sic eshte organizata e frontit demokratik. Ne ketu na bashkon profesioni. Kishte thene Dhimiter Shuteriqi me 1945 autori i romanit lirimtaret qe do te ishte kryetari me jetegjate i LSHA-se.
Une e mendoj keshtu duhet te flasim per historine e letersise shqipe duke pasur parasysh karakterin e saj konkret thote prof. Uci. Duhen percaktuar fazat se kur hyri dhe si hyri realizmi socialist ne letersine tone.
Faza e pare sic e thashe eshte Kongresi i Pare i Frontit Demokratik me poema kongresesh politike faza e dyte eshte 49-ta Konferenca e Trete e Lidhjes se Shkrimtareve qe perjashtoi Sejfulla Maleshoven Skender Luarasin dhe te tjere faza e trete vjen me vone kur u prishen marredheniet me Bashkimin Sovjetik.
Esteti vepra e sotme e te cilit eshte vleresuar me cmime kombetare nga Ministria e Kultures nuk eshte dakord me ate qe thone se nuk ka pasur perpjekje perpara se sa te permbysej regjimi komunist ne Shqiperi per te shqyrtuar ne menyre te drejte dhe te sakte zhvillimin e letersise shqipe.
Vellimi III i Historise se Letersise Shqipe ne drejtimin e Dhimiter Shuteriqit si kryeredaktor ngeli nje kohe te gjate pa u botuar. Ne vitin 1988 eshte paraqitur platforma e re e shkrimit ne Akademine e Shkencave.
Studiuesi tregon Kur u shtrua platforma e hartimit te vellimit III me titullin Historia e Letersise Shqipe e Realizmit Socialist nga viti 1944 deri me 1988 une dhe Ismail Kadareja e patem kundershtuar ne mbledhjen e Seksionit te Shkencave Shoqerore te Akademise se Shkencave ketu ne kete vend.
Thame une thashe qe nuk eshte e vertete qe cdo veper letrare qe eshte krijuar ne keto kohe eshte medoemos e realizmit socialist. Ne kemi vepra qe jane te realizmit socialist por kemi dhe vepra qe nuk kane emrin e realizmit socialist. Vec kesaj Ismail Kadareja propozoi qe te mos kete me tekste zyrtare sepse ai tekst ishte i detyrueshem per shkollat e larta ne ate kohe.
Ai kerkoi tekste te bera nga autore te vecante qe te mbajne dhe pergjegjesi. Megjithate perseri u pranua platforma qe te mbetej si nje histori e realizmit socialist.
I nderprere disa here nga te qeshurat e salles nga reagimet qe shkaktonin te bashkekohes me te vjeter te estetit deklaratat e tij qe sac kane sinqeritet ne nje rast aq bien ne kunderthenie me vepren e tij te dikurshme akademiku kembenguli te thote se perpjekjet aktuale per te ripare prodhimin letrar te shkruar me 1945-1990 nuk eshte e vetmja Mbas renies se regjimit komunist per te dyten here eshte ngritur ne Akademine e Shkencave ky problem por perseri u ngulmua qe te botohej si Histori e Realizmit Socialist. Kurse kete radhe une kam propozuar qe te quhej Histori e Letersise Kombetare.
Sepse kam ngulur kembe qe te perfshihej dhe letersia e shqiptareve te Kosoves qe ishte letersi me nje dinjitet te madh por edhe kjo u hodh poshte.
Keto ishin fjalet e fundit te prof. Ucit.
Organizatoret pedagoge te Departamentit te Letersise Univerisiteti i Tiranes bene disa konkluzione per studentet e Letersise Megjithe kontrollin dhe censuren letersia shqipe gjeti shteg dhe mbijetoi soc-realizmi nuk ishte ne gjendje te prodhoje nje art te madh pervecse krijesa artificiale etatiste veprat me vlere qe na vijne nga kjo kohe jane fale talentit te shkrimtarit qe iu shmangen normes se realizmit socialist vepra si te Ismail Kadarese Fatos Arapit Sabri Godos Vath Koreshit Zija eles Bardhyl Londos Mimoza Ahmetit jo vetem nuk rezultonin te realizmit socialist por e sulmojne estetiken e asaj metode e cila ka ushtruar nje trysni shformuese e tjetersuese te vazhdueshme realiteti shqiptar ku ka vepruar kjo metode nuk ka qene krejtesisht pasiv madje ka qene aktiv dhe kundershtues ndaj metodes.
Pa nje interpretim te plote te kesaj periudhe smund te kete histori te letersise shqipe te shekullit te njezete. Degjuam teza interesante qendrime te kunderta. Por sfida me e rendesishme eshte qe po arrihet te thyhet heshtja droja per vleresimin e asaj letersie. Fjalet e stafetes drejtuar te rinjve ishin Ne e hengrem cairin. Aq dinim dikur aq informacion kishim. Tani vazhdojeni ju.
Sabri Hamiti Leterisa e Realizmit Socialist dhe utopia
Letersia e realizmit socialist duket se e ka bazen ne nje utopi letrare me pretendimin qe ajo te realizohet ne nje vend dhe ne nje kohe te tashme. Prandaj kundershtia duket e paperballueshme prandaj dhe rreshqitja e ngadalshme kah ideologjia. Letersia e realizmit socialist shqiptar ka lindur ne kohen e utopise se re komunizmit.
Duket e ketille utopi ne kuptimin e pare ne ideologji per tu ngushtuar keshtu ne letersi te tendences. Letersia e tendences letersia e misionit si dhe letersia qellimore kane nje prehistori qe mbeshtet ne historine e letersise shqipe te paragjysmes se dyte te shekullit te njezete.
Ne utopi qe shikuar ne rrjedhe kohe shfaqet si utopi e zotit dhe e besimit ne utopi te vendit e te atdhedashurise ne utopi sociale apo ne absolutin e perparimit Ne letersi qellimore e cila domosdoshmerish mbeshtetet ne nje ide dominante apo ne nje ideologji per tu bere e dobishme perballe kesaj ideologjie duke marre statusin e letersise se tendences disa here e kane quajtur edhe letersi e angazhuar Ne letersi sociale me tema sociale te kohes e lidhur kryesisht ne letersine shqipe me vitet 20-30 te shekullit te njezete ashtu dhe me literatura te tjera te Ballkanit te ketyre viteve madje me nje orientim te letersive te Evropes te kesaj kohe.
Por letersia e realizmit socialist nuk eshte asnjera prej ketyre ndonese merr nga dicka prej seciles duke u veteperkufizuar si letersi ndermjet utopise dhe ideologjise dhe per te perfunduar kryesisht ne utopi letrare. Ajo nuk arrin asnjehere te behet letersi e realizmit ne kuptimin barthesean qe ka thellesine teresine sistemin e te besueshmes.
Letersia e realizmit socialist shqiptar nganjehere perpiqet te rimarre modele te meparshme te letersise shqipe sic eshte po e zeme Nene Shqiperi e Dritero Agollit dhe lidhur me Bageti e bujqesi te Naim Frasherit ose me letersi te tjera sic eshte Lumi i vdekur i Jakov Xoxes i lidhur me Donin e qete te Mihal Shollohovit. Ngushtesia e saj metodike e shpie kah pamja karikaturale e shtypur nga censura. Vazhdon varferia migjeniane ne jete por nuk duket askund tema e mjerimit social.
Perjashtohet tema e seksit si tabu dhe veshtire te gjesh nje pershkrim ose shenje te hapur te shperblimit dashunor ne letersi po dhe ne arte te tjera ne kete vend... Termi realizem socialist si sintagme qe lidh nje formacion stilistik me nje sistem ideologjik eshte veshtire i shpjegueshem ne trashegimine letrare shqipe.
Ndoshta mund te dukej me qarte po te shtjellohej duke u kundervene me nje formulim te ngjashem tanime te artikuluar me shume ne nivel interpretimi se metode.
Fjala eshte per realizmin borgjez. Por kjo mund te behet vetem kur ekziston prodhimtaria letrare e trasheguar qe mund te kunderveje nje realizem te quajtur socialist me nje realizem borgjez nese i kemi veprat letrare te dy periudhave. Nese jo eshte pastaj nje spekulim.
Bardhyl Matraxhiu Ketu nuk u permend fjala partishmeri
Ketu nuk u permend fjala partishmeria proletare. Ne majen e piramides qendronte Njeshi Enver Hoxha. Hoxha kishte rimarre fjalet e Leninit Shkrimtaret duhet te jene ndihmes te partise ne edukimin komunist te masave. Po flasim per nje kohe kur shetet kontrollonte gjithcka po letersia nuk kontrollohet dot.
Gabimi i dyte qe behet ne kete diskutim eshte qe gjykimi i shkrimtareve me rryma dhe metoda ekziston shkrimtari pa ekzistojne parimet teorike. Pra do pergjigjet individi do pergjigjet vepra letrare dhe ato vepra qe do te ngelen do te ngelen.
Per sa i takon metodes se realizmit socialist nuk ka dyshim qe shqiptaret qe skane lidhje me letersine as me metoden ky eshte nje term zyrtar. Dhe ketu faktet nuk duhen harruar. U permend nga prof. Kucuku nje liste gjoja na qenka krijuar vullnetarisht Lidhja e Shkrimtareve.
Ne literaturen tone jane botuar fotografite e gjeneraleve jugosllave ne Lidhjen e Shkrimtareve kurse ne bejme sikur harrojme qe tre nga ata shkrimtaret qe u permenden ketu si themelues te LSHA-se jane denuar dhe pushkatuar ndofta jo per letersi ne dukje.
Per shembull kemi rastin e Ethem Haxhiademit. shte denuar jo per letersi dhe nuk eshte permendur fare ne gjyq fakti qe ky njeri ka themeluar Lidhjen e Shkrimtareve profesioniste.
Pra nuk mund te harrojme gjera qe ne i dime dhe te bejme sikur nuk i dime se nuk eshte e ndershme. Nuk ka shkence pa te verteten. Prof. Uci u zgjat pak por foli ndershmerisht.
Dhe te vertetat jane ato fotografite me gjeneralet serbe qe ka dale kryesia e lidhjes se shkrimtareve kur eshte themeluar. Pastaj jane kongreset qe permendi profesori jane plenumet eshte viti 1961 momenti i prishjes me BS.
Por ne fund ne shkalle piramidale gjerat vendoseshin nga partia. Kur themi Partia thote Majakovski nenkuptojme Lenini. Edhe ketu i njejti parim ishte per shtetin totalitar kur themi partia nenkuptojme Enveri.
Floresha Dado Jo interpretime subjektive politike
Konferenca ishte shume e domosdoshme ne sfondin e detyrave qe ka shkenca e letersise per te rikonceptuar gjithe historine e letersise shqiptare. Nese flasim se duhet rishkruar historia e letersise shqiptare kuptohet qe periudha e gjysmes se dyte te shekullit te njezete eshte nje periudhe e gjate e ngjeshur me shume vepra shume autore me shume gjini letrare.
shte folur ka pasur shume debate qe ne keto njezet vjet kemi vene re qe ka qendrime te ndryshme. Disa e mohojne krejtesisht disa heshtin nuk guxojne te flasin per te. Personalisht kam bindjen qe jane disa aspekte te rendesishme teorike qe duhet te kihen parasysh.
Letersia nuk eshte politike pavaresisht se u imponua qe kjo letersi te ishte e tille. Por duke hyre ne sistemin letrar ne mund te kuptojme se deri ne cmase shkoi deformimi i thelbit te saj estetik
Pra sa u perpoq politika ta deformonte kete letersi Nga ana tjeter kemi parasysh dhe nje gje qe ne nuk mund ta dhunojme sot procesin krijues. Ne kuptimin qe ka autore me vepra te realizmit socialist por kane edhe vepra qe nuk jane te kesaj natyre.
Vete realizmi socialist nuk eshte se u imponua dhe pranua nga te gjithe njelloj. Pati shkalle te ndryshme te pranimit ashtu sikurse pati autore qe nuk u shprehen kunder por qe me krijimtarine e tyre deshmuan qe ishin kunder atyre parimeve estetike.
Gjithsesi per mendimin tim letersia e realizmit socialist eshte me komplekse sec e mendojme ne ka shume aspekte per te interpretuar dhe ne themel te te gjitha gjerave qendron te mos bejme interpretime subjektive politike por interpretime mbi bazen e koncepteve teorike qe lidhen me sistemin letrar.
Bashkim Kucuku Tjetersimi me dramatik dyzimi i shkrimtarit
Disa shkrimtare e perqafuan metoden me bindje dhe i qendruan besnike kryesisht shkrimtaret e ideologjizuar qe erdhen idealiste nga lufta kunder fashizmit dhe moren mesimet e para letrare te specializuara ne ish-Bashkimin Sovjetik.
Por keta shkrimtare kane patur dhunti te pakta letrare si tip krijuesish te prirur per te ndjekur rrugen e te tjereve nga paaftesia per te hapur rruge vetjake e per te qendruar brenda skemave te njohura edhe pse tashme ato ne letersine shqipe ishin kapercyer. Keta shkrimtare nuk e kishin problem qe te vegjetonin brenda skemes se realizmit socialist aq me tepe qe u lehtesonte te benin emer dhe karriere sikurse dhe e kane bere.
Disa shkrimtare te tjere idealiste te brezit me te ri edhe pse e perqafuan metoden dikush me heret e dikush me vone e pane se ishte e pamundur tu nenshtroheshin atyre rregullave nderkohe qe kolege te tyre pa e kuptuar dhe pa dashje kishin dale me kohe nga kjo metode.
Shume shkrimtare te vetedijshem per pamundesine e perdorimit dhe per pasojat ne letersi per kompromis botimi e pranuan publikisht dhe per kete e propaganduan dhe u shprehen ne mbrojtje te saj.
Shkruan edhe vepra te atij lloji dhe nga ana tjeter sa here kishin mundesi shkruanin lirshem jashte dhe ne kundershtim estetik me te dhe here pas here edhe ne kundershtim politik sipas permbajtjes.
Me dramatikja nga llojet e tjetersimeve ka qene dyzimi i shkrimtarit qe do te thote i njejti shkrimtar te kete qendrime politike morale e letrare te kundert me njeri-tjetrin karakteristike e njohur ne cdo censure vecse ne rastin e letersise shqipe merr permasa tejet me te medha e shumeperfshirese. Ndersa ne vepren e Ismail Kadarese eshte dyzimi nder me te skajshmit.