E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do numërohen votat në Tiranë

Procesi i numërimit të fletëve të votimit për një njësi bashkiake në Tiranë do të fillojë vetëm në momentin kur në vendin e numërimit të votave të ketë ardhur edhe kutia e fundit e asaj KZAZ-je.Kodi Zgjedhor dhe manuali i grupit të numërimit të votave përcaktojnë një procedurë të detajuar për mënyrën se si numërohen fletët e votimit, cilat kuti të qendrave të votimit numërohen të parat dhe si veprohet në rastin e Tiranës, kur ka katër kuti votimi.
Numërimi
Grupet e numërimit përbëhen nga katër anëtarë. Komisioni i qendrës së votimit, pas përfundimit të procesit zgjedhor, i dërgon kutitë e votimit pranë vendit të numërimit të votave. Sipas pikës 2 të nenit 114, të Kodit Zgjedhor, “kutia/kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit dorëzohen në vendin e numërimit të votave (VNV) sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se tri orë nga mbyllja e votimit në qendrën e votimit. Dërgimi i tyre bëhet me automjet, në të cilin ndodhen anëtarët dhe sekretari i KQV-së, si dhe një punonjës policie, i cili ka detyrë të garantojë shoqërimin dhe mosprekjen e kutisë/kutive të votimit me fletët e votimit dhe të kutisë së materialeve të votimit”. Pas dërgimit të kutive të qendrave të votimit, anëtarët e KZAZ-së verifikojnë nëse kanë mbërritur të gjitha kutitë dhe kur kjo konstatohet, merret vendim për nisjen e numërimit të votave. Kjo procedurë shënohet në librin e protokollit të mbledhjeve.
Kutitë e para
Në manualin e grupit të numërimit të votave përcaktohet mënyra se si nis procesi i numërimit të fletëve të votimit. Kutia e parë në secilën KZAZ numërohet ajo me numrin më të vogël rendor të qendrës së votimit. “Anëtarët e grupeve të numërimit, me radhë dhe vetëm sipas numrit rendor rritës të qendrave të votimit, marrin nga stiva e kutive të votimit kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutinë respektive me materialet e votimit të vetëm një qendre votimi dhe i vendosin pranë tryezës së grupit të numërimit përkatës”, thuhet në pikën 2 të nenit 116 të Kodit. Për të pasur një ide sa më të qartë për kutitë e para që do të numërohen, gazeta boton pesë kutitë e para të secilës KZAZ në Tiranë që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, kur të nisë edhe procesi i numërimit. Pas numërimit të të gjitha votave dhe heqjes mënjanë të atyre të pavlefshme, plotësohet procesverbali për secilën qendër votimi, i cili kalon në kohë sa më të shpejtë edhe në KQZ. Në të njëjtën kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar edhe rendin e numërimit të votave në Tiranë, ku 11 zonat e qytetit kanë katër kuti votimi. Sipas këtij vendimi dhe Kodit Zgjedhor, fillimisht do të numërohen votat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës. Vetëm pasi të përfundojë plotësimi i procesverbaleve për të gjitha qendrat e votimit të KZAZ-së, nis numërimi i votave për kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake.

3 orë
Sipas Kodit Zgjedhor, kutitë nga të gjitha qendrat e votimit në Tiranë duhet të grumbullohen në vendin e numërimit të votave brenda tri orësh nga momenti kur është mbyllur procesi zgjedhor.

11 vende
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar 11 vende në Tiranë ku do të numërohen votat për të
gjitha njësitë bashkiake. Numërimi do të fillojë nga qendra me numrin rendor më të vogël.

Kutitë e para që do të numërohen në Tiranë

Njësia 1:  1681 Kopshti Nr. 56, Rr. “Shemsi Haka”
1682 Kopshti Shkozë rruga “Ali Shefqeti”
1682/1 Kopshti Shkozë rruga “Ali Shefqeti”
1683 Sh. “Kushtrimi Lirisë” Rr. “Ali Demi”
1683/1 Sh. “Kushtrimi i Lirisë” Rr. “Ali Demi”
Numërimi në palestrën e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”
Njësia 2:  1708 Kopshti Nr. 18
1708/1 Kopshti Nr. 18
1709 Shkolla “Mihal Grameno”
1709/1 Shkolla “Mihal Grameno”
1710 Shkolla e Baletit
Numërimi në palestrën e Korpusit Universitar
Njësia 3:  1749 Shkolla “Kongresi i Lushnjës”
1750 Shkolla “Kongresi i Lushnjës”
1751Shkolla “Nikel Dardani”
1752 Shkolla “Kongresi i Lushnjës”
1753 Shkolla “Kongresi i Lushnjës”
Numërimi në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Hasan Prishtina”
Njësia 4: 1782 Rruga e Dibrës, Çerdhja Nr. 48
1783 Rruga e Dibrës, Kopshti Nr. 51
1784 Rruga e Dibrës, Kopshti Nr. 51
1784/1 Rruga e Dibrës, Kopshti Nr. 51
1785 Shkolla “Gjon Buzuku”
Numërimi në palestrën e shkollës “Bajram Curri”
Njësia 5:  1814 Kopshti Nr. 42, Rr. “Nikolla Tupe”        1814/1 Kopshti Nr. 42 Rr. “Nikolla Tupe”            1816 Kopshti Nr. 42 Rr. “Nikolla Tupe”
1817 Kopshti Nr. 31, Rr. Pjetër Bogdani
1818 Kopshti Nr. 31, Rr. Pjetër Bogdani
Numërimi në palestrën e shkollës Vasil Shanto
Njësia 6: 1856 Shkolla Karl Gega
1857 Shkolla Myslim Keta
1857/1 Shkolla Myslim Keta
1858 Shkolla Myslim Keta
1858/1 Shkolla Myslym Keta
Numërimi në palestrën e shkollës 9-vjeçare
Myslym Keta
Njësia 7: 1882 Lokali i Shaban Gjonit
1883 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
1885 Shkolla Gustav Majer
1885/1 Shkolla Gustav Majer
1886 Shkolla 9-vjeçare Dhora Leka
Numërimi në palestrën e shkollës Gustav Majer
Njësia 8: 1921 Poliklinika Qendrore
1922 Kopshti Nr.19
1923 Kopshti Nr.19
1924 Shkolla e Kuqe
1925 Shkolla Partizani
Numërimi në palestrën e Shkollës së Kuqe
Njësia 9:  1947 Shkolla Sinan Tafaj
1948 Shkolla De Rada
1949 Shkolla De Rada
1949/1 Shkolla De Rada
1950 Kopshti Nr. 36
Numërimi në sallën e mbledhjeve të Muzeut Kombëtar
Njësia 10: 1979 Shkolla Dora Distria
1980 Shkolla Dora Distria
1980/1 Shkolla Dora Distria
1981 Shkolla Dora Distria
1982 Shkolla K. Kristoforidhi
Numërimi në palestrën e shkollës Avni Rustemi
Njësia 11: 2000 Laprakë 61, Rr P.Dardha, çerdhja        2000/1 Laprakë 61, Rr P.Dardha, çerdhja
2001 Laprakë 61, shkolla 28 Nëntori
2002 Laprakë 61, Ambulanca Q. Sh
2002/1 Laprakë 61, Ambulanca Q. Sh
Numërimi në palestrën e Ins. Inspektim Shpëtimit të Minierave

LSI: PS do të prishë zgjedhjet në disa qendra në Tiranë

Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ylli Manjani, tha dje se kjo forcë politike ka informacion se PS-ja po planifikon të prishë zgjedhjet në disa qendra votimi në Tiranë. Sipas Manjanit, bëhet fjalë për njësitë numër 3 dhe 6, të cilat drejtohen aktualisht nga përfaqësuesit e LSI-së. “Kemi informacion se PS po merr masa që ditën e zgjedhjeve, në disa njësi, në disa qendra votimi, të bllokojë procesin e votimit duke krijuar incidente. Nga të dhënat tona paraprake na rezulton se kjo gjë pritet të ndodhë në Njësinë Nr. 3, në qendrat e votimit 1762, 1762/1, 1751, 1756, 1766, 1766/1 dhe në Njësinë Nr. 6, në qendrat e votimit të shkollës “Mysine Kokalari”, në qendrat e votimit 1866, 1866/1, 1867, 1867/1, 1868, 1868/1, 1869, 1869/1, te Shkolla “Lasgush Poradeci”, e cila ka pesë qendra votimi, si dhe në shkollën “Kongresi i Manastirit” me dy qendra votimi, ku sipas të dhënave tona, pritet që PS të inskenojë incidente me lista paralele dhe provokim të hapur të militantëve”, u shpreh Manjani në mbledhjen e KQZ-së. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i PS-së. Përfaqësuesi i kësaj partie, Eri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›