Si do te percaktohet struktura e re e pagave

Komisioni i Ligjeve miraton parimisht draftin. Fino Struktura e pages te jete kompetence e Kuvendit
Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme propozojne nje ligj te ri per te ndare kompetencat e institucioneve qe percaktojne pagat dhe shperblimet. Drafti i diskutuar dje ne Komisionin e Ligjeve perfshin te gjitha ato ndryshime te bera nga viti 1999 kur eshte miratuar nje ligj i tille nderkohe qe percakton edhe miratimin nga Keshilli i Ministrave te kufirit maksimal te pagave per ato ndermarrje qe jane me kapital mbi 50 per qind shteteror. Gjate diskutimeve ligjvenesi socialist Bashkim Fino propozoi qe struktura e pages ti lihet ne kompetence Kuvendit. Ky propozim shtyu edhe mbledhjen e komisionit i cili do te marre mendimin e ekzekutivit per kete gje.
Drafti
Meqe ligjit ekzistues i ndryshoheshin me shume se 50 e neneve e paraqitem te rishkruar. Thelbi nuk ndryshon kompetencat e percaktimit te pages dhe shperblimeve jane te njejta. I vetmi saktesim i cili gjate ndryshimeve te ligjit lsquo99 ishte harruar ose mund te themi ishte lene menjane ishte nje nen qe percaktonte te drejten e Keshillit te Ministrave per te vendosur kufirin maksimal te pagave per ato ndermarrje qe jane me kapital mbi 50 shteteror - sqaroi dje perfaqesuesja e Ministrise se Brendshme lidhur me arsyet e ligjit te ri Per kompetencat per caktimin e pagave dhe te shperblimeve. Ligjvenesi socialist Bashkim Fino propozoi qe struktura e pages e parashikuar ne nenin 5 te projektligjit si kompetence e Keshillit te Ministrave ti lihet Kuvendit. Por perfaqesuesja e Ministrise se Financave sqaroi se elementet perberes te nje page jane percaktuar ne ligjin baze qe eshte ai per statusin e nepunesit civil. Ajo qe percakton Keshilli i Ministrave eshte vetem vlera e ketyre komponenteve ne vendim jo strukturen - tha specialistja. Ajo sqaroi me tej se reforma e pagave ne administrate nuk ka perfunduar prandaj kjo kompetence duhet te jete e Keshillit te Ministrave. Pra Kuvendi ka kete kompetence per institucionet e pavarura nga paga e Presidentit dhe institucionet e pavarura dhe kushtetuese te cilat jane ne nje hierarki me te larte se institucionet e thjeshta se atehere i bie qe nga Kuvendi te miratohen dhe pagave te institucioneve qe jane ne varesi te ministrive te linjes. Struktura eshte e miratuar - tha ajo. Por pavaresisht ketij diskutimi ligjvenesi socialist kembenguli ne ndryshimin e nenit 4. Pas diskutimeve drafti kaloi parimisht ndersa gjate diskutimit nen per nen u miratua propozimi i deputeti demokrat Viktor Gumi per heqjen e nenit dy te tij. Sipas Gumit definicioni i pages eshte ne ligje te tjera dhe perfshirja dhe ne kete ligj do te shtonte konfuzionin. Komisioni ra dakord per propozim. I miratuar me tej me konsensus ne neni 3 thuhet Ne Republiken e Shqiperise kane kompetence per caktimin e pages sipas perkatesise a Kuvendi b Keshilli i Ministrave c Keshilli i qarkut keshilli bashkiak keshilli komunal c Organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te ndermarrjeve shteterore shoqerive aksionare dhe te institucioneve te tjera publike dhe d Personat e tjere juridike a fizike vendas ose te huaj sipas legjislacionit perkates. Nderkohe qe me propozim te deputetit Fino u shty diskutimi me tej i projektligjit per te gjetur konsensusin per nenin 4. Ne te percaktohet se Kuvendi me propozimin e Keshillit te Ministrave miraton a pagen e Presidentit dhe b raportet e pagave te funksionareve te larte shteterore te institucioneve kushtetuese dhe te institucioneve te tjera te pavarura te krijuara me ligj. Fino sugjeroi qe pjese e ketij neni te behet dhe pika c e nenit 5 ku flitet per strukturen e pages. Sipas draftit struktura eshte kompetence e Keshillit te Ministrave. Ndryshe nga ligji i vitit 1999 drafti i ri parashikon dhe kompetencat e organeve kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te institucioneve publike te ndermarrjeve shteterore dhe te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror.