Justifikimi i Rames Hyjme ne zgjedhje per te larguar Berishen

Rama nga Pogradeci Nuk njohim institucionet. Kreu i PS-se kercenon Fushate me demostrata ne rruge
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u shpreh dje gjate takimit qe ai zhvilloi ne Pogradec me bazen socialiste se demonstratat e opozites do te vazhdojne deri ne largimin e qeverise e cila sipas kryesocialistit eshte fajtorja kryesore per situaten politike aktuale qe po kalon vendi. Per Ramen zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do te jene vetem per te zgjedhur kryetaret e bashkive dhe komunave te vendit por kryesisht per te larguar Kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij. Keto zgjedhje nuk jane thjesht per te zgjedhur kryetare komunash e bashkish por keto jane zgjedhje per te larguar Saliun ne menyre qe Shqiperia te mund te ngreje koken e qe shqiptaret te mund te krenohen jo vetem me te kaluaren por edhe me te tashmen e tyre. E per kete arsye jemi perballe regjimit vrastar te kusarise dhe do te jemi perballe gjithnje e me kembengules paqesisht por vendosmerisht. Kudo ne demonstrata ne parlament ne cdo hapesire te ballafaqimit publik edhe ne zgjedhjet vendore qe vijne dhe qe jane ne mes te rruges sone per largimin e Saliut - tha Rama. Pra sipas kreut te selise roze zgjedhjet e ardhshme vendore nuk jane administrative ashtu sic edhe ato njihen ligjerisht por jane thjesht nje referendum per te larguar Kryeministrin e vendit. Sot me shume se kurre eshte dita qe cdo shqiptar ne opozite socialist progresist apo cfaredo qofte te jete i bashkuar per ti thene Saliut kurre me nje qeveri qe vjedh votat per te vjedhur Shqiperine dhe pastaj vret per te vazhduar te vjedhe. Kurre me Dhe vota ne zgjedhjet vendore kete here eshte nje vote qe ka vetem nje mesazh brenda nje mesazh per Saliun kurre me - theksoi Rama. Duke mbetur ne te njejtin kontekst pothuajse gjate gjithe takimit kreu i selise roze deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do te jene mundesia me e mire per te larguar Kryeministrin Berisha nga pushteti duke theksuar gjithashtu se PS-ja eshte e vetmja shprese per nje te ardhme me te mire te vendit. Ne nuk do te hyjme ne zgjedhje per ata qe do vihen ne krye te nje komune apo te nje bashkie por per te hequr Saliun nga kryet e Shqiperise ne menyre qe Shqiperia me ne fund te ngreje krye duke i ngritur kryet cdo shqiptari te zakonshem qe te jete krenar jo vetem per te shkuaren por edhe per te sotmen. Sot ne jemi e vetmja shprese jo vetem per anetaret e familjes sone politike por per te gjithe shqiptaret qe duan te heqin qafe kusaret - deklaroi Rama. Kreu socialist per rreth dy jave ka filluar nje tur paraelektoral ne te gjitha qytetet e vendit kjo ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011 me sloganin Fajin e ka Saliu. Ne keto takime Rama ka theksuar vazhdimin e protestave te opozites edhe pse nderkombetaret kane bere thirrje vazhdimisht per stabilizimin e situates politike dhe njekohesisht ai i ka paraqitur zgjedhjet e ardhshme vendore si nje referendum ndaj kryeministrit te vendit kur ne fakt dihet fare mire se te tilla zgjedhje jane administrative dhe nuk kane te bejne aspak me kreun e qeverise.