Si do të sillemi nesër me tradhtarët tanë?
Jemi në kohë futbolli dhe ia vlen të merremi me të, qoftë edhe duke shkelur temat e “rënda” të përditshmërisë. Dhe futbolli nuk është vetëm sport. Është lek i madh si thuhet në zhargonin e përditshëm, jo vetëm duke patur parasysh fondin prej 1 miliard eurosh që ka parashikuar UEFA, nga shitja e të drejtave televizive, biletave, apo fitimeve të tjera, por edhe nga bastet që shumëkush ka vënë.