Durrës, arrestohen 4 policë bashkiakë
Policia ka arrestuar sot 4 policë bashkiakë pasi ditën e djeshme rreth orës 14:00 kanë rrahur duke i shkaktuar fraktura shtetasin Fatmir Zakolla, shofer i linjës Durrës – Kavajë. Të katërt policët bashkiakë në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë rrahur Zakollën i cili ka përfunduar në spital me fraktura dhe qepje në kokë e në trup. Pas këtij lajmi policia ka arrestuar kryetarin e policisë bashkiake, Rexhep Bulku, 48 vjeç, Bashkim Maloku 35 vjeç, Ndriçim Dervishi, 39 vjeç dhe Denis Omeri 19 vjeç.