Masiello arrestohet për kurdisje

Mbrojtësi i Atalantas, Andrea Masiello është arrestuar si pjesë e hetimeve të vazhdueshme në Itali për kurdisje të ndeshjeve, kurse tetë ish bashkëlojtarë të tij nga Bari janë nën hetime.
Nëntë ndeshjet e fundit të Barit nga sezoni i kaluar në Serie A janë duke u analizuar përfshirë derbin ku autogoli nga Masiello i ndihmoi Lecces të fitojë 2-0 dhe shmanget rënies nga liga pasi Bari kishte humbur statusin në elitë.
Takimi i Barit në Udinese në maj 2010 është po ashtu nën dyshim. Futbollistët e tjerë nën hetime janë mbrojtësi i Bolognas Daniele Portanova, Alessandro Parisi, Simone Bentivoglio, Marco Rossi, Abdelkader Ghezzal, Marco Esposito, Antonio Bellavista dhe Nicola Belmonte.