Sherr në lokal, plagoset polici dhe një 22-vjeçar
GJIROKASTER- Dy persona mbetën të plagosur pas përfshirjes së disa të rinjve në një sherr gjatë orëve të natës në Gjirokastër. Policia njofton se ngjarja ka nodhur rreth orës 02.10 të mëngjesit të sotëm në një lokal që ndodhet në Kërcullë të Gjirokastrës.
Si pasojë e përplasjes është plagosur aksidenatlisht në pulpën e këmbës me armë zjarri shtetasi Olsjam Cama, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në Gjirokastër që ishte futur për ti ndarë , i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Ervin Içi, 25 vjeç, autor i plagosjes së Camës, sëbashku me dy shokët e tij në gjendje të dehur, kanë kundërshtuar forcat e policisë, dhe për pasojë kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë ku njëri prej punonjësve të Patrullave të Përgjithshme është plagosur.
Punonjësi i Policisë L.A.,25 vjeç nga Tepelena ka marrë plagë në kokë e në trup dhe ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dy plagosjeve së bashku me dy shokët e tij ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar shoqërimit të policisë.
Ndërkaq, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasi Florian Kore si pjesmarrës në sherr, për veprat penale Moskallëzim krimi,Prishje të qetësisë publike si dhe Dëmtime të tjera me dashje.