E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Vota për shkarkimin tim provoi aleancën me Athinën

Tiranë- Në një fjalim të mbajtur sot drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të KLD-së, provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.

“Vota për shkarkimin tim nxori në pah aleancen e PD me Vangjel Dulen një aleancë nën ngjyrat bardh e blu të flamurit grek dhe që po e detyrojnë kryeministrin  Berisha  të jap proven e radhës ndaj Greqisë.”- tha Spahiu.

Në fjalimin e tij ai tha se votat me Athinën u bashkuan tri herë.

“Ata mund ti bashkojnë votat por nuk mund të përcajnë kurrë dot shqiptarët.  Tre hërë e krijuan këtë aleancë me njerzit e Athinës. 73 vota në aleancë me Athinën për të shitur teritore në kufirin ujor me Greqinë, 73 vota në Aleancë me Athinën për të ndryshuar identitetin në ligjin për kobësinë dhe censusin ogrzi, 73 vota në aleancë me Athinën për të pushtuar institucionet e pavarura.”- tha Spahiu.

Spahiu akuzoi politikën për tradhti, duke deklaruar: për të mbajtur një kolltuk, janë të gatshëm ti shtrijnë dorën çdo kujt, edhe atyre që i kanë poshtëruar shqiptarët. Më tej Spahiu ka shtuar:” Pa nacionalizëm demokracia është në rrezik”.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reagon Spahiu për shkarkimin e tij: Antikushtetues, qeveria do të kontrollojë drejtësinë Tiranë- Ka reaguar menjëherë, pas deklaratës së kryeministri Berisha për...
  2. Vendimi për varrezat greke, AK: Haraç për Athinën zyrtare Tiranë- Vendimi i qeverisë shqiptare lidhur me varrezat greke është...
  3. Nisin procedurat për shkarkimin e Kreshnik Spahiut Tiranë- Procedura për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›