E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe gjithe BE-ja perkrah heqjen e vizave

05/10/2010Kryeministri shprehet per vendimin e pritshem te levizjes se lire

Parlamenti Evropian voton te enjten vendimin per liberalizimin

Kryeministri Sali Berisha ka siguruar se ne seancen e dites se enjte te Parlamentit Evropian do te miratohet vendimi per liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise e Bosnje-Hercegovines. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike kreu i qeverise ka theksuar se ky vendim gjen mbeshtetjen e te gjitha vendeve anetare te bllokut. Sipas tij perkrahese e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare eshte edhe Franca. Kete jave Parlamenti Evropian me nje vote historike voton per vizat per Shqiperine dhe Bosnjen. Une nga te gjitha kontaktet tona me autoritetet e Republikes Franceze kam kenaqesi tju informoj se Franca eshte promotor i levizjes se lire dhe proceseve integruese ne Bashkimin Evropian se autoritetet franceze me shume te drejte kerkojne nga vendet perfituese qe akti i heqjes se vizave te cilin ata e mbeshtesin teresisht duhet te konsiderohet si nje proces dhe jo si nje vendim qe finalizon - ka deklaruar kryeministri Berisha. Ai ka vleresuar si trillime gjithe raportimet sipas te cilave politika franceze jo vetem ka qene skeptike ne lidhje me heqjen e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket por edhe ka kundershtuar vendimin. Shefi i ekzekutivit shqiptar ka garantuar autoritetet franceze dhe te gjithe partneret evropiane se qeveria dhe autoritet shqiptare heqjen e vizave e marrin si nje akt madhor pergjegjesie ndaj ketyre vendeve. Berisha theksoi se Shqiperia do te vazhdoje luften me zero tolerance kunder krimit dhe korrupsionit per te konsoliduar me tej gjithe infrastrukturen e trajtimit te te rikthyerve te mundshem. Po ashtu ai tha se shteti shqiptar do te beje gjithcka ndaj problemit te emigracionit.

Pasaportat biometrike

Diten e djeshme eshte prodhuar pasaporta e njemilionte biometrike. Kryeministri Berisha ka vleresuar se pajisja e qytetareve me pasaportat biometrike ka qene nje nder pikat me te rendesishme ne funksion te liberalizimin te vizave. Pa pasaportat biometriket te kesaj teknologjie pa leternjoftimet biometrike te shperndara tashme masivisht Shqiperia nuk do te mund te merrej ne konsiderate per heqjen e vizave nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian - ka deklaruar kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›