E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'i japin plugun, i "sharron" me plumba

Dilaver Xhelili
BERAT - Jeta e nje te riu u nderpre ne mes nga nje bresheri kallashnikovi per nje plug toke, ndersa ajo e te vellait te tij fatmiresisht tani eshte jashte rrezikut per jeten. Nje konflikt per motive banale perfundoi me nje te vdekur dhe nje te plagosur. Vellezerit Lavdosh dhe Fari Senka, perkatesisht 28 vjec dhe 26 vjec, ngelen viktima te plumbave te kusheririt te tyre, Altin Topi, 23 vjec. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 22.45 te mbremjes se te premtes ne fshatin Lybesh te komunes Vertop, rreth 30 kilometra larg qytetit te Beratit, kur Altin Topi pas nje sherri me vellezerit Senka, ka qelluar me automatik drejt tyre, duke i shkaktuar vdekjen vellait te madh, Lavdoshit, ndersa eshte plagosur rende Fari Senka. Sipas policise, sherri mes bashkefshatareve dyshohet te kete ardhur pas nje konflikti fizik mes tyre, qe kishte nisur po ate dite per mjetet e punimit te tokes. Menjehere pas ngjarjes, policia prangosi 23-vjecarin Topi, mbi te cilin rendojne akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "armembajtjes pa leje".
Konflikti
Dy dite me pare, 23-vjecari Topi u grind me dy vellezerit Senka per disa mjete bujqesore, te cilat ua kishte kerkuar me pare hua, por ka marre pergjigje negative prej tyre. Ne keto kushte, duke pare qe nje siperfaqe e konsiderueshme toke i kishte ngelur pa punuar, Altin Topi ka shkuar ne lokalin e fshatit, ku sipas deshmitareve ka konsumuar nje sasi te madhe alkooli. Pasi ka dale nga lokali, 23-vjecari ka ndeshur dy vellezerit Senka ne nje nga rrugicat e fshatit dhe mes tyre eshte rindezur debati per frezen plugut qe ata nuk i kishin dhene Topit. Sipas policise, vellezerit dyshohet te kene ushtruar dhune mbi bashkefshatarin e tyre, i cili ndodhej ne gjendje te dehur. Pas sherrit, Altin Topi eshte nisur ne drejtim te baneses se tij, ku mendohet te kete marre dhe armen e krimit, nje automatik tip kallashnikov.
Ngjarja
Me arme ne dore, 23-vjecari pas "drurit" eshte vene ne kerkim te dy vellezerve, te cilet e "turperuan" ne mes te fshatit. Pasi i ka pare, Altin Topi dyshohet te kete qelluar ne drejtim te dy vellezerve. Ne fillim shenjester e plumbave ka qene Lavdosh Senka, 28 vjec, i cili nga plumbat e marre, dy ne gjoks dhe dy ne shpatull, gjeti vdekjen gjate rruges per ne spitalin rajonal Beratit. Me pas plumbat jane drejtuar tek vellai tjeter i viktimes, Fari Senka, 26 vjec, i cili u plagos ne shpatull dhe ne qafe, por ai i shpetoi vdekjes pas nderhyrjes kirurgjikale nga mjeket e spitalit. Sipas policise, behet e ditur se ka qene nje telefonate e bere ne sallen operative, e cila ka dhene menjehere alarmin per vrasjen dhe plagosjen e dy vellezerve Senka. Ne drejtim te vendit te ngjarjes u nisen nje numer i madh policesh te armatosur dhe te veshur me antiplumb, per te shmangur ndonje vrasje tjeter ne efektivat e policise. Brenda nje kohe shume te shkurter u be i mundur arrestimi i autorit te ngjarjes, i cili ishte fshehur ne pyll.
I plagosuri: "Iu lutem te mos na vriste"
Fari Senka, 26 vjec, ka pare tmerr me sy. Vellai i eshte vrare para syve dhe me pas vdekja gati e takoi edhe ate. I sapodale nga salla e operacionit, dje ai rrefeu per "Korrierin" momentet tragjike te ngjarjes se dy diteve me pare. "Ne kishim nje grindje per nje freze plugimi toke para disa kohesh, por nuk e mendonim se kjo grindje do te na merrte jeten. Mbreme (parmbreme) Altin Topi kishte pire ne lokal. Ai doli nga lokali ne nje moment per t'u sqaruar me ne, dhe nisi te ofendonte shume rende. Me siguri, ngaqe ishte i pire, ai na qelloi i pari me grushte, e me pas grindja e zmadhua. Pas zenies mes nesh shkoi ne shtepi, mori automatikun dhe menjehere na qelloi. Edhe pse ne i beme thirrje qe te mos na qellonte, ai nuk na degjoi, por shkrepi automatikun ne drejtimin tone. Ne iu lutem qe te mos na vriste, por ai nuk na degjoi". Me tej 26-vjecari qe aktualisht ndodhet ne gjendje te rende ne spital, vazhdon rrefimin e tij, duke kujtuar me dhembje se ne fillim Altin Topi qelloi vellane e tij me kater plumba, e vetem kur e pa se ai po jepte shpirt, atehere ai qelloi edhe ne drejtim te Fariut. Ne ia kemi lene drejtesise qe te marre hakun tone", - perfundon rrefimin e tij i mbijetuari nga plumbat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›